+   *    +     +     
About Us 
The Issues 
Our Research Products 
Order Publications 
Multimedia 
Press Room 
Resources for Monitor Researchers 
ARCHIVES HOME PAGE 
    >
 
Table of Contents
Country Reports
Shqipëria, Landmine Monitor Report 2004

Shqipëria

Zhvillimet kryesore që prej majit 2003: Në vitin 2003, zona e ndotur me mina dhe mjete joshperthyese u zvogëlua në 1.1 milion metra katrore, më pak se një e katërta e hapësirës së planifikuar prej 4.8 milion metra katrore. Në total përbën pastrimin e 310,800 metër katrore të tokës dhe reduktimin e hapësirës nëpërmjet kontrollit të 799,601 metra katrorëve. Në qershor të vitit 2004 u hartua një plani i ri i veprimit të minave i cili e shtyu datën e përfundimit të pastrimit të zonave me prioritet të mesëm e të lartë nga dhjetori i vitit 2005 në dhjetor të vitit 2006 dhe pastrimin e zonave me ndikim të ulët nga dhjetori i vitit 2006 në dhjetor të vitit 2008. Shqipëria raportoi që afërsisht 30,000 persona në 39 fshatra kanë marrë njohuri mbi rrezikun e minave gjatë vitit 2003. Afërsisht $3.6 milion u shpenzuan në aksionin e minave në Shqipëri gjatë vitit 2003 dhe mbi $2,8 milion në 2002-shin. Në vitin 2003 u miratua strategjia e ndihmës së integruar për viktimat. Në shtator në rrethet e prekura nga minat filloi një projekt për përfitim të ardhurash për të mbijetuarit nga minat.

Zhvillimet kryesore që prej 1999: Shqipëria ratifikoi Traktatin e Ndalimit të Minave më 29 shkurt 2000 dhe u bë Shtet palë në 1 gusht 2000. Legjislacioni specifik për zbatimin e traktatit nuk është miratuar akoma. Stoku prej 1,683,860 minash antinjeri u shkatërrua më 4 prill 2002, shumë më parë nga afati i traktatit që ishtë 1 gusht 2004. Shqipëria ka vendosur të mos mbajë asnjë minë antinjeri për qëllime stërvitje. Verilindja e vendit u ndot shumë nga minat antinjeri dhe mjetet e pashpërthyera gjatë Krizës së Kosovës më 1999-ën. Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave u formua në tetor 1999 dhe u fuqizua në vitet në vazhdin me ndihmën e PNUD-it. Strategjia Kombëtare e Veprimit të Minave u hartua në qershor të vitit 2002 me qëllimin e çlirimit të Shqipërisë nga efekti i minave dhe mjeteve të pashpërthyera deri në vitin 2005. Në qershor 2004 u hartua një plani i ri i veprimit kundër minave i cili e shtyu datën e përfundimit të pastrimit të zonave me prioritet të mesëm e të lartë nga Dhjetori i vitit 2005 në dhjetor të vitit 2006 dhe pastrimin e zonave me ndikim të ulët nga dhjetori i vitit 2006 në dhjetor të vitit 2008. Nga viti 2000 deri 2003, rreth $10.4 milion ju dhuruan veprimit të minave në Shqipëri. Ndihma financiare është rritur dukshëm çdo vit. Nga viti 2000 deri në 2003 është pastruar ose reduktuar nga kontrolli gjithsej 10.1 milion metra katrore tokë. Nga viti 1999 deri në korrik 2004 AMAE ka regjistruar 269 viktima në verilindje të Shqipërisë.

Politika e ndalimit të minave

Republika e Shqipërisë ka firmosur Traktatin e ndalimit të minave më 8 shtator 1998 dhe e ka ratifikuar më 29 shkurt 2000 duke u bërë Shtet Palë më 1 gusht 2000.[1] Shqipëria ka marrë pjesë në të gjitha takimet e Proçesit të Otavës në vitet 1996 dhe 1997; trazirat e brendëshme në vend ishin arsyeja për shtyrjen e firmosjes së traktatit.[2] Shqipëria votoi në favor të çdo rezolute të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së për ndalimin e minave që prej vitit 1996 duke përfshirë edhe rezolutën 58/53 në dhjetor të vitit 2003.

Ligji 8547 i 11 nëntorit te vitit 1999 dhe Vendimi 269 i 25 majit të vitit 2000 i dhanë fuqi ligjore Traktatit të ndalimit të minave në Shqipëri por ai nuk përfshin sanksionet penale të kërkuara nga neni 9.[3] Legjislacioni shtesë i përgatitur ne vitin 2000 është raportuar si “Objektiv i vitit 2003.” Por në mars 2004, Drejtori i Qendrës Shqiptare të Veprimit ndaj Minave deklaroi, “Shqipërisë vazhdon t’i mungojë legjislacioni që të mundësojë zbatimin ligjor të Traktatit të Otavës në Shqipëri. Ai mbetet një objektiv për 2004-ën.”[4] Drafti i ligjit për çminimet humanitare u tha që ishtë hartuar.[5] Në shkurt të vitit 2004, Ambasadori shqiptar pranë OKB-së në Gjenevë j’u referua ligjit vendas duke thënë që “ndalon prodhimin e paligjshëm, ruajtjen, përdorimin, importin, eksportin, transferimin dhe tregëtimin e të gjithë paisjeve në Shqipëri që përbëjnë shkelje të rënda. Ato dënohen mbi 20 vjet.”[6]

Shqipëria mori pjesë në takimin e pestë të Shteteve pale të Traktatit të Otavës në shtator 2003 ku delegacioni shqiptar deklaroi përparimet në pastrimin e zonave të minuara dhe integrimin e edukimit të rrezikut të minave dhe ndihmën ndaj viktimave të minave.[7] Shqipëria ka marrë pjesë në të gjitha takimet vjetore që prej vitit 1999 si dhe në të gjitha takimet e Komiteteve të përherëshme. Në takimet e Komiteteve të përherëshme në shkurt dhe qershor 2004, delegacionet shqiptare kanë prezantuar programin e veprimit të minave në Shqipëri.

Raporti vjetor i Shqipërisë për Nenin 7 u dërgua më 30 prill 2004 në të cilin jepeshin detaje të përparimit në pastrimin e minave, edukimin mbi rrezikun e minave dhe programet e e ndihmes ndaj viktimave të minave gjate vitit 2003. Kjo përfshin formën vullnetare J. Gjithashtu janë dërguar më parë edhe dy raporte të tjerë për Nenin 7.[8]

Shqipëria nuk është angazhuar në diskutimet gjithpërfshirëse që kanë bërë shtetet palë mbi çështjet e interpretimit dhe zbatimit që lidhen me nenet 1,2 dhe 3. Kështu Shqipëria nuk ka bërë të ditur pikpamjet e saj lidhur me operacionet e përbashkëta ushtarake me shtetet jo palë, minat kundër automjeteve me ndezësa të ndjeshëm ose paisje që aktivizohen me dorë dhe mbajtjen e një numri të lejueshëm për trajnim. Veçanërisht, qeveria shqiptare nuk ka shprehur një qëndrim mbi ligjshmërinë e kalimit të minave antinjeri nëpërmjet territorit të saj nga një shtet jo pale ose mbi ligjshmërine e shteteve të tjera të angazhuara në aktivitetet që përfshijnë minat antinjeri në territorin shqiptar, pavarësisht një rasti të mundshëm në vitin 1999 kur Shqipëria kishte firmosur Traktatin e ndalimit të minave.[9]

Shqipëria u bë Shtet Palë i Konventës mbi Armët Konvencionale (KAK) dhe protokollit të II të ndryshuar në vitin 2002.[10] Ajo morri pjesë në Konferencën e pestë vjetore të Shteteve Palë për protokollin në nëntor 2003. Më parë Shqipëria morri pjesë si vëzhgues në konferencën vjetore të Shteteve Palë dhe në konferencen e dytë të rishikimit të KAK-ut në dhjetor 2001. Në fund të gushtit 2004, Shqipëria nuk kishte dërguar raportin vjetor siç kërkohet në nenin 13 të traktatit.

Prodhimi dhe Transferimi

Prodhimi i minave antinjeri u ndërpre në vitin 1990 dhe zyrtarisht ndaloi në vitin 1991. Dy uzinat prodhuese-ULP Mjekës në zonën qëndrore të Shqipërisë dhe KM Poliçan në jug u shndërruan në qendra të çmilitarizimit të municioneve që prej vitit 2002. Shqipëria ka prodhuar mina antinjeri në sasi të konsiderueshme me teknologji kineze nga viti 1967 deri më 1990. Janë prodhuar dy tipe minash antinjeri: POMZ-2 dhe PMD-6. Gjithashtu janë prodhuar dhe mina antitank.[11]

Përpara vitit 1975, Shqipëria merrte sasi të mëdha të minave nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina.[12] Sipas OKB-së, minat ruse antinjeri dhe minat kineze antitank të gjetura në Kosovë mbas konfliktit të vitit 1999 mund të jenë transferuar nga Shqipëria.[13]

Stoqet dhe shkatërrimi i tyre

Në Shqipëri stoku prej 1,683,860 minash antinjeri u shkatërrua më 4 prill 2002, mbështetur nga një projekt ndërkombëtar nën kujdesin e NATO-s. Afati i përcaktuar nga traktati ishte 1 gusht 2004.

Deri sa u krye inventari nga Forcat e Armatosura nën drejtimin e NATO-s më 1999-2000, sasia e stokut të minave antinjeri në Shqipëri nuk njihej me hollësi sepse ato ishin të shpërndara në 120 vende, tek disa nuk kishte rrugë për të shkuar dhe stoqet nuk ishin të paketuara. Gjithashtu më 1997 rreth 600,000 mina u vodhën gjatë trazirave të brendëshme.[14] Për qëllimin e programit të shkatërrimit të stokut u vendos një total prej 1,607,420, plus ose minus 10 perqind, që përbëhej prej tre tipeve që gjendeshin më shpesh në vendet e Republikës së Shteteve të Pavarura.[15] Më vonë u zbuluan dhe 76,440 mina antinjeri duke përbërë një total prej,683,860.[16]

Për të siguruar një shkatërrim të shpejtë dhe të frytshëm të minave antinjeri, Partneriteti për Paqe i NATO-s zhvilloi konceptin e Fondit të mirëbesimit i cili u përdor më pas edhe në raste të tjera. Kjo përfshin marrëveshjen midis dy sponsorëve, në këtë rast Shqipëria dhe Kanadaja dhe formimi i Fondit të Mirëbesimit donacionet e të cileve kërkohen. Austria, Belgjika, Kanadaja, Hungaria, Hollanda, Norvegjia, Zvicra dhe Britania e Madhe kontribuan në projektin e shkatërrimit të stokut të minave në Shqipëri me një kosto prej 790,000 USD. Fondi u hap në janar 2001 dhe operacionet filluan në maj 2001. Projekti u manaxhua nga Agjencia e Ruajtjes dhe Furnizimit të NATO-s.

Programi i shkatërrimit përfundoi më 4 prill 2002 shumë para afatit dhe është raportuar nën koston e parashikuar ndonese kostoja ekzakte nuk dihet. Aty përfshihet gjithashtu edhe shkatërrimi i 76,440 minave të zbuluara dhe shkatërruara në vend, në ishullin e Sazanit u gjendën 8,100 mina antinjeri. Nuk pati asnjë aksident me personelin e përfshirë në këtë program.[17]

Shqipëria ka vendosur të mos mbajë asnjë minë për qëllime trajnimi të lejuara nga neni 3 i traktatit duke përfunduar që “nuk ka arsye të justifikueshme për mbajtjen e MANJ për stërvitje apo çdo qëllim tjetër. Prandaj i tërë stoku është shkatërruar .”[18]

Përdorimi dhe problemi i minave tokësore/MP

Përdorimi më i fundit i minave antinjeri në Shqipëri ishte më 1998 dhe 1999 në verilindje të vendit gjatë krizës kosovare. Zonat pranë kufirit me Kosovën u “kontaminuan me mina antinjeri dhe antitank si dhe mjete të pashpërthyera (MP) me origjinë Serbe, UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) dhe NATO.”[19] Forcat Serbe vendosën mina antinjeri dhe antitank përgjatë 80 kilometër vijë kufitare duke ndotur rreth 14 million metra katrore të territorit shqiptar. Gjithashtu artileria Serbe ndoti 16 zona deri 20 km brënda territorit shqiptar ku në total bëhen 1.4 milion metra katrore sipas llogaritjeve të mëparshme.[20] Në 1999 Forcat e Armatosura Shqiptare identifikuan 102 zona të ndotura duke bërë një llogaritje në rreth 15.25 milion metër katrore. 39 fshatra me një popullsi prej 25,500 banorësh u ndikuan drejtpërdrejtë dhe 120,000 të tjerë u ndikuan indirekt.[21] Në prill 2004 u raportua se 4,599,262 metra katrore e tokës në verilindje mbetet e ndotur nga minat.[22] Sidoqoftë për shkak të rezultateve të ulta në pastrim në 2003, duket se tokat e ndotura që mbetën në fillim të 2004 ishin 5,121,599 metra katrore. (shih më poshtë).

Raporti i parë i nenit 7, i përshkruan minat dhe MP jo vetëm si kërcënim fizik por gjithashtu si “ndikim të madh në jetën e vrazhdë” të njerëzve që jetojnë në atë zonë. Kryesisht janë minuar zona pyjore, bujqësore dhe kullota që janë burim i jetesës. Gjithashtu janë minuar dhe disa burime uji. Zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura janë vështirësuar rëndë. Fshatrat dhe rrugët e përdorura për të udhëtuar në Kosovë janë gjithashtu të minuara. Kontrolli kufitar dhe mundësia për të ndaluar trafikun illegal janë të pafavorshme. Nuk ka harta të zonave të minuara.[23]

Në 1997, forcat ushtarake vendosën mina për të mbrojtur depot ushtarake në të gjithë vendin gjatë trazirave. Shqipëria raportoi që Ministria e Mbrojtjes i pastroi zonat “e minuara si masë mbrojtje” përpara ratifikimit të Traktatit të Ndalimit të Minave në shkurt 2000.[24] Pavarësisht pranisë së minave depot ushtarake u vodhën dhe rreth 2.2 milion metra katrore u ndotën me municione duke krijuar 15 “hotspote.”[25] Në fund të vitit 2001, dhjetë nga këto zona u raportuan të pastruara.[26] Në prill 2004 Shqipëria raportoi se proçesi i “pastrimit të mbetjeve të fundit” vazhdonte akoma.[27]

Rreth 600,000 mina antinjeri u vodhën në 1997 dhe ndoshta janë përdorur apo dërguar në Kosovë për t'u përdorur nga UCK.[28] Në vitin 1999, programi i PNUD-it zhvilloi një program pilot për mbledhjen e armëve dhe municioneve të rrëmbyera në rrethin e Gramshit. Në 2002, ai u shtri në pesë zona të tjera. Në fund të periudhës fillestare të amnistisë më 4 gusht 2002 u mblodhën afërsisht 700,000 copë (raportet nuk përcaktojnë minat apo sendet e tjera). Në mars 2003, parlamenti aprovoi amnistinë dy vjeçare për mbledhjen e armëve ku përfshiheshin dhe minat antinjeri.[29] Legjislacioni është dërguar në parlament në dhjetor 2003 por nuk është aprovuar deri në qershor 2004.[30]

Trupat Austro-Hungareze përdorën minat në Shqipëri gjatë luftës së parë botërore të cilat janë janë raportuar të jenë zbuluar kohë mbas kohe madje edhe më 1998. Forcat Italiane, Gjermane dhe Britanike përdorën mina në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Forcat Shqiptare kanë përdorur mina në vitin 1949 në konfliktin me Greqinë. Në kohë të tjera nga 1945 deri 1990, Shqipëria vendosi mina në zonat kufitare më Jugosllavinë dhe Greqinë.[31]

Koordinimi dhe planifikimi i veprimit ndaj minave

Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave (AMAC) u formua në tetor 1999 si një institucion i hartimit të politikave për aksionin e minave me përgjegjësinë për përdorimin e fondeve dhe të asistencës.[32] Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave (AMAE) u hap në të njëjtën kohë për të punuar nën drejtimin e komitetit. Meqënese verejti që kishte dobësi strukturale PNUD-i inicioi në prill të vitit 2002 një projekt dyvjeçar për të fuqizuar strukturat dhe kapacitetet e veprimit ndaj minave në Shqipëri.[33]

Me projektin e PNUD-it, kapacitetet u rritën nga një nivel shumë i ulët në 1999-2002 në një AMAE plotësisht funksionale në 2003, duke përfshirë katër këshilltarë teknikë dhe operativë dhe një zyrë rajonale në verilindje të Shqipërisë. Kjo mundësoi që në vitin 2003 të njiheshin standartet teknike dhe të sigurisë të bazuar në standarte ndërkombëtare të veprimit të minave. Të dhënat e sistemit të menaxhimit të informacionit për veprimin e minave IMSMA u instalua në 2002 dhe u plotësua në 2003-shin me versionin e ri 3. Në 2004 AMAE planifikoi integrimin e IMSM-ës në mënyrë operacionale dhe efektivitetin e saj në zyrën rajonale.[34]

Një projekti e PNUD-it mundësoi hartimin e Strategjisë Kombëtare të veprimit të minave në korrik 2002 i cili ka për qëllimin çlirimin e Shqipërisë nga efekti i minave dhe objekteve joshpërthyese deri në 2005-ën dhe përcaktimin e pranimit të përgjegjësive nga qeveria nga 2004 deri në 2005 ku mendohet të kenë mbetur vetëm zonat me ndikim të ulët.[35] Strategjia e re e veprimit të minave u prezantua në takimet e Komiteteve të përherëshme në shkurt 2003 dhe u përfshi në raportin e Nenit 7 të Shqipërisë në prill të 2003-shit.[36] Raporti përcaktonte vitin 2002 si pikë kthese dhe 2003-shin si pikë kryesore për veprimin ndaj minave në Shqipëri.[37]

Në strategjinë për 2003-shin kontrolli teknik u identifikua si prioritet me qëllim që “të përcaktonte me kujdes të gjithë fushat e minuara dhe zonat e luftimit në verilindje të Shqipërisë”. Kontrollet duhet të ribëheshin me kujdes dhe aftësitë çminuese duhet të rriteshin duke ju shtuar mundësitë e gjetjes së minave me mundësi të reja mekanike apo me qen zbulues.[38]

Shqipëria informoi në takimet e grupeve të mobilizimit të burimeve se kishte hartuar Strategjinë për zvogëlimin e varfërisë por raporti i AMAE-s për 2003 –shin nuk e përmend këtë strategji ose veprimin e minave në të.[39]

Pastrimi i minave dhe kontrolli

Traktati i ndalimit të minave kërkon që Shqipëria të pastrojë të gjitha zonat e minuara sa më shpejt që të jetë e mundur por jo më vonë se sa gushti i vitit 2010.

Në vitin 2003 hapësirat e zonave të ndotura nga minat MP u zvogëluan nëpërmjet kontrollit dhe pastrimit në 1,110,401 metër katror më pak se një çereku i hapësirave të planifikuara të pastruara që mendohej 4,836,000 metër katrorë.[40] Në takimin rajonal në shkurt të vitit 2004 Shqipëria shpjegoi pamundësinë për shkak të tokës shumë të lagur në vitin 2003 dhe terrenit të vështirë në veriun e largët.[41] Në 5 korrik 2004 Drejtori i AMAE-s tha që plani i fundit për 2003-shin kishte si objektiv zvogëlimin e 1,957,000 metër katror.[42]

Në 2003 u pastrua në total 310,800 metra katror; sipas planit fillestar ishte 350,000 metra katror. Në total kjo përfshin pastrimin e 149,512 metra katror të zonave të luftimit. Shuma e zonës së reduktuar e arritur nga kontrolli ishte 799,601 metra katror; plani ishte 4,486,000 metra katror. Pamundësia për kryerjen e vëzhgimit të impaktit dhe kontrollit teknik nuk është raportuar.[43]

DanChurchAid (DCA) dhe Fondacioni Zviceran për Veprimin e Minave (FSD) ishin përgjegjëse për të gjithë pastrimin e minave dhe zvogëlimin e hapësirave të minuara nëpërmjet kontrolleve të kryera në 2003-shin me fonde ndërkombëtare të kanalizuara nëpërmjet International Trust Fund for Demining dhe Mine Victims Assistance (ITF) vendosur në Slloveni. AMAE raporton që “paisjet e çminimit" u rritën në 2003. Gjithsej vepronin me 8 ekipe çminimi manuale (6 në 2002 ) 3 dështuan (2 në 2002) dhe një ekip me qen.[44] Sipas informacionit të fundit nga DCA në 2003 u pastruan me dorë 126,117 metra katror të tokës duke ju kthyer komunitetit një zonë të pastruar në total 281,821 metër katror.[45] Sidoqoftë AMAE raportoi që DCA pastroi 78,710 metër katror. DCA vazhdoi të punojë në Shqipëri në 2004 por SFD i mbaroi operacionet në vitin 2003 për shkak të mungesës së fondeve.[46]

Nuk është bërë asnjë kontroll i cilësisë në Shqipëri përpara shtatorit të vitit 2002 kur AMAE kërkonte të fillonte kontrollin e zonave të pastruara. Në fund të vitit 2003, 680,035 metër katror kaluan në kontrollin e cilësisë dhe 637.613 metër katror ju kthyen zyrtarisht komuniteteve të vendit. Kontrolli i cilësisë i gjithë tokës së pastruar në 2003 u plotësua sipas planifikimit në prill të 2004 por për shkak të një aksidenti fatal gjatë trajnimit u shty kthimi i tokave tek komuniteti vendas.[47]

Për shkak të rezultateve të ulta në vitin 2003 zonat e ndotura në fillim të vitit 2004 ishin 5,121,599 metër katror, në vend të 1,396,000 metra katror. Ndikimi i rezultateve të ulëta në 2003 nuk është raportuar në strategjinë e PNUD-it mbi objektivat e detajuara për veprimin e minave në vitet e ardhshme. Sidoqoftë një plan i ri i minave u prezantua në qershor të 2004 i cili shtyu datën për pastrim të zonave me prioritet të mesëm dhe të lartë nga dhjetori 2005 në dhjetor 2006 dhe në zonat me ndikim të ulët nga dhjetorit 2006 në dhjetor 2008. Rishikimi i vëzhgimit dhe objektivat e pastrimit për çdo vit nuk janë të dhëna.[48] Përcaktimi i zonave me ndikim të lartë dhe të mesëm dhe përmasat e tyre nuk janë të dhëna gjithashtu.

Një plan i ri i aksionit të minave u prezantua në qershor 2004 i cili shtyu datën për pastrimin e zonave me prioritet të mesëm dhe të lartë nga dhjetori 2005 në dhjetor 2006 dhe pastrimin e zonave me ndikim të ulët nga dhjetori 2006 në dhjetor 2008. Vëzhgimet dhe bjektivat e pastrimit për çdo vit nuk janë dhënë.[49] Përcaktimi i zonave me ndikim të lartë dhe të mesëm dhe përmasat e tyre nuk janë dhënë.

Përpara qershorit 2004, AMAE planifikoi pastrimin e 480,000 metër katror për plotësimin e vëzhgimit të ndikimit (i planifikuar fillimisht për t'u plotësuar në 2003) dhe për plotësimin 60 për qind të kontrollit teknik.[50] Objektivat e mëtejshme u përcaktuan si vendosja e " qëndrueshme e programit të veprimit të minave për eliminimin e efektit të minave dhe mjeteve të pashpërthyera në verilindje të Shqipërisë deri në 2005." Për të arritur këtë objektiv AMAE planifikoi krijimin e një kuadri ligjor dhe politikat e veprimit të minave në fund të vitit 2004 dhe krijimin e "kapaciteteve të qëndreshme dhe të besueshme të veprimit të minave deri në 2005”.[51]

Në takimet e Komiteteve të përhershme në shkurt 2004 delegacioni shqiptar deklaroi që aktivitetet e veprimit ndaj minave që prej vitit 2000 kanë bërë që të çlirohen pothuajse 11 milion metër katror të tokës së ndotur nga minat dhe MP-të për komunitetin në verilindje.[52] Më tepër se 7 milion metra katror u arrit në vitin 2002. AMAE shpjegoi që sasia e hapësirës së reduktuar në vitin 2002 është më e madhe se në vitin 2003 për shkak të kontrollit të cilësisë së kryer në një shkallë të gjërë në 2002-shin.[53]

Raporti për nenin 7 të Shqipërisë në vitin 2004 paraqet të dhëna të reja për një numër të minave antinjeri të gjetura dhe të shkatërruara çdo vit: në 2000: 718; në 2001 : 2,016; në 2002: 2,197; në 2003: 1,873.[54]

Forcat e Armatosura Shqiptare kryen disa pastrime në sipërfaqe si dhe bënë kontrollin gjatë vitit 1999 dhe 2000, rezultatet e të cilave nuk janë raportuar. Pastrimi nuk ishte në standartet ndërkombëtare dhe “të gjitha zonat duhet të ripastroheshin”.[55] Agjencitë ndërkombëtare u përfshinë fillimisht në vitin 2002. Çminimi i minave në Shqipëri në vitin 2000 u krye nga RONKO dhe HELP International; në 2001 nga RONKO dhe HELP International dhe SFD; në 2002 dhe 2003 nga DCA dhe SFD.[56] Të dhënat e çminimit nuk janë regjistruar plotësisht në vitet e para; reduktimi i zonave të ndotura në 2 milion metër katror në 2000 dhe 2001 është i përcaktuar përafërsisht.[57]

Kontrolli

Kontrolli i nivelit të parë në vitin 1999 ofroi informacionin bazë për aktivitetet e sotme ndaj minave në Shqipëri i cili është shtuar nga informacionet e vëzhgimeve të ndikimit dhe atyre teknike. Kontrolli i nivelit të parë u krye nga Forcat e Armatosura Shqiptare me ndihmën e konsulentëve të CARE.[58] AMAE ka deklaruar që ai “ka provuar të jetë i një cilësie dhe saktësie të ndryshme” dhe deklaronte që do të “duhet të konfirmohej nga vëzhgimi i ndikimit social-ekonomik”.[59]

Vëzhgimi i ndikimit ka filluar nga operatorët e veprimit të minave, por në procesin e planifikimit në vitin 2002 ku ndihmoi PNUD-i u përcaktua që këto duhej të ribëheshin me kujdes deri në fund të 2003.[60] Kjo nuk u arrit dhe në vitin 2004 AMAE raportoi që vëzhgimi i ndikimit duhej të plotësohej në fund të vitit.[61]

Kontrollet teknike të filluara në bazë të nevojave gjatë vitit 2000 u njohën nga AMAE në 2002 si “të nevojshme për të ndihmuar procesin e prioriteteve dhe për të përcaktuar më mirë burimet e kufizuara të çminimit”. Kontrolli teknik i të gjithë zonave të minuara në verilindje të vendit ishte planifikuar për të filluar në fund të 2002.[62] Në gusht të 2003 PNUD-it filloi zbatimin e një projekti të kontrollit teknik të financuar nga Bashkimi Europian dhe i planifikuar të mbaronte në mes të vitit 2005.[63] Raporti i Nenit 7 të Shqipërisë në prill të vitit 2004 deklaroi që Handicap International do të kryente kontrollin teknik dhe e përcaktoi si objektiv të plotë në fund të 2005. Aktorët e tjerë të veprimit të minave si DCA e kundërshtuan fuqimisht këtë si shpenzim të panevojshme ndërsa besonin se vëzhgimi i mëparshëm kishte ofruar informacion të mjaftueshëm.[64] Në takimet e Komiteteve të Përherëshme në qershor të 2004, përfaqësuesit shqiptarë raportuan që projekti u ndalua për shkak të një aksidenti fatal gjatë trainimit (shih më poshtë).[65]

AMAE raportoi që “duke plotësuar projektin e kontrollit teknik, fushat e minuara dhe zonat e luftimit do të përcaktohen me kujdes.... mobilizimi i burimeve mund të përqëndrohet në përcaktimin e kujdesshëm të rrezikut dhe burimeve të pakta të çminimit mund t'ju jepet detyrë për të punuar sipas prioriteteve dhe mjeteve të përshtatshme." [66]

Edukimi mbi rrezikun e minave

Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave raportoi që afërsisht 30,000 njerëz në 39 fshatra të ndikuara drejtpërdrejtë nga minat kanë marrë pjesë në seancat e edukimit ndaj rrezikut të minave (ERM) në vitin 2003.[67] Gjatë vitit 2003 ERM-ja u krye nga Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) me mbështetjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), VMA Kukësi dhe UNICEF-i. Programi i përbashkët i drejtuar nga KKSH dhe i mbështetur nga KNKK i ka ofruar ERM 15,000 njerëzve gjatë vitit 2003 duke përfshirë 9,700 fëmijë në zonat e minuara. Aktivitetet e ERM-së përfshijnë prezantimet dhe shpërndarjen në shkolla të lodrave të fëmijëve me mesazhet e ERM-së.[68] Koordinatorët e edukimit të rrezikut ndaj minave dhe vullnetarët u konsultuan dhe vendosën marrëdhënie të përhershme me organizatat çminuese.[69] ITF financoi 8 muaj fushatë e ERM-së nga VMA Kukësi.[70] UNICEF-i mbështeti përgatitjen nga Instituti i Studimeve Pedagogjike Shqiptare të dy manualeve të rrezikut ndaj minave dhe armëve për nxënësit dhe mësuesit; UNICEF- i planifikon ti shpërndajë falas në të gjithë Shqipërinë.[71]

Raporti i Nenit 7 në prill të 2004 përmbledh aktivitetet e edukimit të rrezikut ndaj minave që prej vitit 2001. Ai raporton që aksidentet e minave vazhdojnë të ndodhin në verilindje të Shqipërisë dhe përcakton që markimi dhe rrethimi i territoreve të minuara kanë qenë problematik për shkak të vjedhjeve të shenjave dalluese, nga vështirësitë për të arritur zonat e minuara në dimër dhe nga mungesa e burimeve.[72]

Efektiviteti i aktiviteteve të ERM-së është riparë në gusht të vitit 2002 nëpërmjet një vëzhgimi që mbulonte gjithë fshatrat e identifikuara si prioritare nga AMAE në rrethin e Kukësit. Vëzhgimi tregoi një shtrirje të mirë të edukimit rrezikut ndaj minave në të gjithë zonën, por përcaktoi që 70 për qind e njerëzve hyjnë për nevoja ekonomike në zonat e minuara.[73]

Një strategji e rishikuar e ERM-së në gusht të vitit 2002 e bëri AMAE-n përgjegjëse për drejtimin dhe koordinimin e ERM-së në verilindje të Shqipërisë “si një pjesë integrale e Planit shqiptar të veprimit të minave (PSHVM) që ka për qëllim të mbulohen efektivisht të gjithë grupet target deri në 2005."[74] Aktivitetet e të gjitha organizatave që kryejnë ERM duhej të integroheshin duke përfshirë dhe organizatat e çminimit dhe komitetet antiminë të fshatrave. Strategjia e rinovuar identifikoi si grupe target që janë ekonomikisht aktive moshat 15-30 vjeç dhe njerëzit në zonat e thella. Duhet të bëhej një vëzhgim për grate si një grup potencial target. Gjithashtu e përfshirë në strategjinë e re të ERM-së ishte markimi i përhershëm i zonave të minuara. Neni 7 dhe raportet e AMAE-s për 2003 nuk përshkruajnë zbatimin e kësaj strategjie të rishikuar për vitin 2003. Në prill 2004 raporti i Nenit 7 përcakton që zbatimi është planifikuar për vitin 2004.[75]

Plani i ri i aksionit të minave i promovuar në shtator 2004 ofron një buxhet dhe plan për edukimin e rrezikut të minave deri në dhjetor 2006, i cili përfshin edukimin e minave sipas Standarteve Ndërkombëtare të Veprimit të Minave, për përfshirjen e komunitetit, bashkëpunimit me organizatat e çminimit dhe edukimin e rrezikut të minave në kurikulumin e shkollave fillore[76].

UNICEF-i ka qenë agjencia drejtuese për edukimin ndaj rrezikut të minave në Shqipëri që prej vitit 1999. Ai financoi vendosjen e 7 mijë shenjave dalluese në verilindje të Shqipërisë dhe ka trajnuar trajnerë nga OJQ vendase apo ndërkombëtare si dhe udhëheqës të komunitetit. Gjatë vitit 2000 ERM u përfshi në kurikulumet e shkollave fillore. Në bashkëpunim me VMA dhe CARE, UNICEF-i kreu ERM në 39 fshatra në verilindje të Shqipërisë. UNICEF-i ka ndërhyrë gjithashtu tek donatorët për rritjen e investimeve të ERM-së dhe ndihmën për të mbijetuarit e minave.[77]

KNKK-ja mbështeti programin e KKSH-së që filloi në tetor të vitit 1999 i cili më vonë u zhvillua në degët lokale në fshatrat e minuara. Në vitin 2000 rrjeti u zgjerua me instruktorë vendas të trajnuar për ERM dhe gjithashtu për mbledhjen e të dhënave për viktimat. Disa nga metodologjitë e përdorura ishin ekspozitat dhe teatrot lëvizës. Në shkurt 2001, KNKK prodhoi një film mbi gratë e mbijetuara nga minat. U transmetuan dhe programme të tjera për të rritur ndërgjegjësimin e situatës së minave në Shqipëri. Këto aktivitete vazhduan edhe në vitin 2002.

Fondet dhe ndihma për veprimin ndaj minave

Monitorimi i minave përcakton që afërsisht $3.6 million u shpenzuan për veprimin ndaj minave në Shqipëri në vitin 2003, kundrejt $2.77 milion në vitin 2002.[78] Në total u shpenzua $2.72 milion për çminimin dhe vëzhgimin gjatë vitit 2003 i cili i tejkaloi të dy buxhetet prej $2.3 milion dhe $2.29 milion në 2002.[79] Fonde në rritje u dhanë për strukturat e veprimit ndaj minave (2003: $445,326; 2002: $271,000), për ndihmën e viktimave (2003: $288,295; 2002: $135,000) dhe për edukimin e rrezikut ndaj minave (2003: $149,200; 2002: $71,000). Këto shpenzime tejkaluan buxhetin e propozuar të AMAE-s për rritjen e kapaciteteve, $255,000 për ndihmën e viktimave dhe $91,000 për edukimin e rrezikut ndaj minave.[80]

Në 2003, fondet e aksionit të minave në Shqipëri përbëheshin nga:[81]

· $445,326 për rritjen e kapaciteteve dhe koordinimin me PNUD-in, donacion UK ($190,476) dhe PNUD ($ 100,000) në 2003, me fonde shtesë të ofruara nga ITF, UK dhe PNUD në vitin 2002.

· $1,152,822 për çminim/kontroll teknik nga Swiss Foundation for Mine Action, (FSD) donacione të Gjermanisë, USA via ITF, FSD dhe donacione private.

· $1,571,847 për çminim/kontroll teknik nga DanChurchAid, donacion i Republikës Ceke, Komisionit Europian, USA via ITF dhe DCA.

· $288,295 për ndihmën e viktimave, donacion i USA via ITF ($263,000) and nga KNKK ($25,295).

· $149,200 për edukimin e rrezikut ndaj minave, doncion i USA dhe UNICEF ($93,000) dhe KNKK ($56,200).

AMAE gjithashtu raporton që viti 2003 ishte viti i parë me mbështetje $79,000 nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së të projektit për integrimin e të mbijetuarve të minave i zbatuar nga një OJQ vendase VMA-Kukësi e formuar si Shoqata e viktimave të minave dhe armëve. AMAE shton që rreth $100,000 u dhuruan si pajisje kirurgjikale për të krijuar sistemin ortopedik kirurgjikal në spitalin e Kukësit, donacion i Departamentit të shtetit të SHBA- nëpërmjet ITF-së për të mirën e viktimave të minave dhe të gjithë pacientëve të tjerë të traumës.[82]

Informacioni mbi fondet i dhënë Monitorimit të minave nga vetë donatorët nuk përputhet në disa raste me kontributet e dhëna në raportet shqiptare.[83] TF-ja raporton që në 2003 ka dhënë $2,402,500 milion për veprimin e minave në Shqipëri ku përfshihen $2,155,100 për çminim, $209,300 për viktimat e minave, $3,600 për AMAE-n dhe $34,500 për projekte të tjera përfshirë dhe trajnimin për çminimin mekanik.[84] Gjermania raportoi E300,000 ($339,000) për SFD nëpërmjet ITF. Zvicra raportoi $232,000, duke përfshirë $135,000 për SFD dhe $97,000 për AMAE-n. Kanadaja raportoi $K200,000 (US$145,600). SHBA dhe Republika Ceke gjithashtu raportojnë për contribute për veprimin ndaj minave në Shqipëri por nuk kanë dhënë shuma të sakta. Sipas një raporti, në 2003 SHBA dhuroi një makine çminuese, Aksioni ndaj Minave të UN dhuroi një makine çminuese dhe Republika Ceke dhuroi një ekip me qen zbulues.[85] Komisioni Europian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk ka raportuar donacione për veprimin ndaj minave në Shqipëri në vitin 2003.

Për 2004, buxheti i AMAE-s ishte $4.3 million: $3.5 milion për vëzhgimin e kontrollit teknik dhe çminimin; $400,000 për rritjen e kapaciteteve; dhe, $400,000 për ndihmën ndaj viktimave dhe edukimin e rrezikut të minave.[86] PNUD-i ka buxhetuar $499,000 për rritjen e kapaciteteve/rolin koordinues në 2004, dhe $180,000 për reabilitimin fizik të viktimave të minave.[87]

Plani i ri i veprimit të minave i prezantuar në qershor 2004 përfshin buxhetet për 2005 – 2008 siç është treguar në tabelën e mëposhtme. Buxheti për të ndihmuar viktimat nuk është i përfshirë. Në të gjitha rastet, fondet e vlefshme nga burimet kombëtare janë zero dhe të gjitha fondet janë dhënë si të ardhura nga "burimet e tjera".

Buxheti I AMAE-s për veprimin ndaj minave 2005-2008 (USD)[88]


2005
2006
2007
2008
Survey and minefield marking
1,076,449
795,636
------
------
Clearance of high/medium
3,200,000
3,200,000
1,200,000
1,200,000
Mine risk education
1200,000
1200,000
1150,000
1150,000

Nga viti 2000 deri në 2003-shin rreth $10.4 milion ju dhurua Veprimit të minave në Shqipëri i cili rritej çdo vit (2000: $1.8 milion, 2001: $2.2 milion, 2002: $2.8 milion, 2003: $3.6 milion). Në vitet e mëparshme fondet ndërkombëtare u përqëndruan kryesisht tek disa organizata të veprimit të minave që punonin në Shqipëri. AMAE merrte vetëm shuma të vogla zakonisht në materiale.[89]

ITF-ja filloi të kanalizonte donacionet ndërkombëtare në Shqipëri në vitin 2001. Ajo ka dhuruar rreth $5.8 milion për veprimin ndaj minave në Shqipëri (2001: $2.5 milion; 2002: $0.9 milion; 2003: $2.4 milion).

Qeveria e Shqipërisë llogarit që gjatë viteve 1998-2003 ka dhënë materiale dhe mbështetje të tjera për veprimin e minave duke përfshirë asistencën e viktimave si në veri lindje dhe në “hot spote“ me një vlerë prej $1,583,600.[90] Asnjë nga këto fonde kombëtare nuk është raportuar që të jetë shpenzuar në 2003-shin.[91]

Viktimat e minave/ dhe MP-ve [92]

Në vitin 2003 katër të rritur (meshkuj) janë plagosur në verilindje të Shqipërisë. Dy u plagosën nga një minë antinjeri, një nga MP-të dhe tjetri nga një kapsollë.[93] Në vitin 2002 dy persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën nga MP-të.

Vazhdojnë të raportohen incidente në 2004-ën. 4 persona në moshat 14,16, 20 dhe 38 vjeç u vranë nga një minë antitank ndërsa mblidhnin bimë për rreth 1 km nga kufiri me Maqedoninë më 17 maj. Më 24 maj një municion KB-1 shpërtheu gjatë trajnimit të personelit të projektit për kontrollin teknik duke vrarë 2 njerëz dhe duke plagosur 18. Hetimi vazhdoi më tej dhe e ndaloi këtë program.[94]

Të dhënat për viktimat e minave dhe aksidenteve mbahen nga AMAE që përdor sistemin IMSMA. Ato janë të mbledhura me ndihmën e KKSH-së dhe VMA Kukësit, nëpërmjet komiteteve antiminë dhe programeve të edukimit mbi rrezikun ndaj minave. 39 fshatra në zonat e minuara janë të mbuluara nga ky rrjet.[95] Prej 1999 deri në 8 korrik 2004 të dhënat e AMAE-s përmbajnë informacione për 269 viktima të minave/MP-ve dhe në verilindje të Shqipërisë; 34 persona janë vrarë dhe 235 janë plagosur. Të përfshirë janë dhe dy persona të vrarë në dhjetor 2002 në një shpërthim MP-je ndërsa ishin me bagëti brenda kufirit kosovar. Për shkak të vështirësive dhe largësive të zonave të minuara dhe fakti që këto incidente mund të mos raportohen numri aktual i të plagosurve pritet që të jetë më i lartë.[96]

Landmine/UXO/Cluster Munition Casualties 1999–8 July 2004


Total
Killed
Injured
1999
191
20
171
2000
35
4
31
2001
8
2
6
2002
7
2
5
2003
4
0
4
2004
24
6
18
Total
269
34
235

Grupi më i prekur nga incidentet me mina janë burrat e moshës së punës. Nga numri i përgjithshëm i të plagosurve, 237 janë meshkuj dhe 20 janë femra dhe seksi i 12 vetave nuk është raportuar. Fëmijët nën moshën 18 numërohen për 73 incidente (27 për qind), 132 në moshat 19-29 (49 për qind) 35 në moshat 40-60 (13 për qind), 8 mbi 60 (3 për qind) dhe mosha e 21 personat është e panjohur (8 për qind ). Në kohën e incidenteve gjysma e të aksidentuarve ishin duke bërë punë bujqësore, me bagëti ose duke shkuar në shkollë.[97] Shumica e viktimave ishin civilë; 22 viktima (8 për qind) ishin çminuesa, 16 (6 për qind) ishin ushtarakë dhe 12 (4 për qind) ishin police. Në shtator 2001 drejtuesi i ekipit të grupit të çminimit gjerman HELP me kombësi boshnjake u plagos nga një PMA-2 ndërsa po monitoronte punën në zonën e çminuar.[98]

Nga këto plagosje me mina/MP dëmtimet janë 46 këputje të këmbëve, 31 këputje nën gju, 15 mbi gju dhe 12 ka këputje të gjymtyrëve të sipërme. Së paku 11 të mbijetuar vuajnë nga plagë të syve, 6 të goditjeve në trup dhe në këmbë dhe 19 vuajnë nga plagë në pjesën e sipërme të trupit dhe në krah.[99]

Minat antinjeri ishin shkaku i 170 aksidenteve (63 për qind) 29 nga MP-të, 11 nga minat antitank, 6 nga municionet shpërthyese, 2 nga ndezësat dhe shkaku i 31 aksidenteve nuk është raportuar. 20 aksidente ishin rezultat i aksidentit gjatë trajnimit. Incidentet sipas vendeve janë në Tropojë (123), Has (98) duke përfshirë dhe aksidentet e trajnimit, Kukës (40) dhe Kosovë (2). Vendi i gjashtë aksidenteve nuk është identifikuar.

Një informacion i plotë për numrin e personave të vdekur ose plagosur nga minat dhe MP-të nga të ashtuquajturat “hot spote” në pjesë të tjera të Shqipërisë që nga viti 1997 nuk është i njohur. Në 2003 AMAE dhe KNKK filloi të hetonte mbi të plagosurit në këto zona. AMAE raportoi në qershor 2004 që ato ishin përafërsisht rreth 400 të mbijetuar nga incidentet e MP-ve.[100] Sipas burimeve ushtarake më 31 mars 1997 dhe dhjetor 1998, 60 persona u vranë dhe 114 u plagosën në këto zona.[101] Në 2000 shumë fëmijë në qytetin lindor të Peshkopisë në distriktin e Dibrës u plagosën rëndë dhe një fëmijë u vra.[102] Në korrik 2001 një civil u vra në urën e Gjadrit dhe në nëntor 2 të rinj u plagosën rëndë në Suç në rrethin e Burrelit në “hot spot”.[103]

Ndihma për të mbijetuarit

Në vitin 2003 u miratua një strategji për të ndihmuar integrimin e viktimave. Ajo ka për qëllim të krijojë mundësitë për vazhdimësinë e ndihmës për viktimave pas 2005-ës. Strategjia e ndihmës së viktimave përfshin përmirësimin e kirurgjisë së traumas, rehabilitimin dhe integrimin ekonomik të të mbijetuarve të minave nëpërmjet skemës së financimeve të vogla.[104] Më parë, në vitin 2002, AMAE caktoi një mjek nga Kukësi si përgjegjës për edukimin ndaj minave dhe ndihmës për viktimat për të koordinuar dhe zhvilluar aktivitetet dhe për të zhvilluar një plan veprimi për të plotësuar nevojat e të mbijetuarve nga minat.[105]

Institucionet shtetërore ofrojnë ndihmë mjekësore dhe trajtim për viktimat. Spitali kryesor i specializuar është Spitali Ushtarak Qendror Universitar në Tiranë. Spitali ka 3 departamente: Spitalin ushtarak , Institutin e kërkimeve ushtarake dhe Qendrën kombëtare të traumës. Në të kaluarën, Handikap International i ofroi Spitalit Qendror Universitar Ushtarak pajisje ortopedike kirurgjikale.[106] Ndonëse Tirana është rreth 200 km larg nga zonat e minuara, duhen më tepër se 5 orë udhëtim që e bën shumë të vështirë për të mbijetuarit nga minat dhe familjet e tyre. Qeveria e di që mundësia e shërbimeve shëndetësore është problematike.[107]

Infrastruktura shëndetësore në zonat e minuara është e papërshtatshme për trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave të minave.[108] Ajo është e shkatërruar dhe i mungojnë paisjet bazë. Në shumë spitale nuk ka elektricitet 24 orë në ditë.[109] Mbas një ndërhyrje fillestare të mbijetuarit e minave nëse është e nevojshme dërgohen në vendet e specializuara, ose në kryeqytet në Tiranë ose jashtë. Spitali rajonal i Kukësit është spitali kryesor në zonën minuar. Në fillim të vitit 2003 është raportuar që spitalit i mungonin rrezet X dhe pajisje laboratorike dhe monitoret për pacientët e traumës.[110] Pajisje kirurgjikale me vlerë 100,000 USD ju ofruan spitalit me mbështetjen e ITF-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Në vazhdim në fillim të vitit 2004, 2 kirurgë dhe një anestezist u trajnuan në Slloveni.[111]

Ka spitale në nivele distrikti të cilët kanë pajisje shumë të thjeshta por nuk kanë trajtim të veçantë. Viktimat e minave mund të marrin ndihmën e parë në këto spitale por në raste më serioze ata transferohen në Kukës.[112] Më 1999 në përgjigje të krizës së refugjatëve KNKK ofroi pajisje kirurgjikale dhe medikamente në spitalet e rretheve në verilindje të Shqipërisë.[113]

Ekipet e çminimit kanë mundësi për të dhënë ndihmën e parë dhe evakuimin e të viktimave nëse është e nevojshme. Të gjithë grupet kanë një ekip mjekësor (shpesh një mjek të kualifikuar) një shofer me një makinë të pajisur plotësisht. Çminuesit janë të gjithë të trajnuar për ndihmën e parë.[114]

Rehabilitimi fizik është shumë i kufizuar dhe nuk ka qëndra të tilla në zonat e minuara. Ka vetëm 3 fizioterapistë në Spitalin Kombëtar të Traumës në Tiranë; të gjithë janë mjekë të cilët trajnohen për 9 muaj. Fizioterapia nuk ushtrohet në zonat e minuara.[115] Ka 12 fiziterapistë të tjerë në Shqipëri të cilët janë trajnuar në shkolla të larta.[116] KNKK ka ngulur këmbë për rëndësinë e zhvillimit të aftësive vendase në rehabilitimin fizik për të përfituar të gjithë personat me probleme duke përfshirë të mbijetuarit e minave.[117]

Qendra Kombëtare e Protezave në Tiranë është i vetmi vend që prodhon proteza për gjymtyrët e poshtëme si dhe pjesë të tjera ortopedike për personat e me probleme fizike. Nuk ka mundësi për të prodhuar proteza për gjymtyrët e sipërme. Punonjësit e QKP-së janë 6 teknikë protezash dhe 3 këpucarë. Qendra gjendet në Qendrën Kombëtare të traumave në Spitalin Universitar Qendror Ushtarak dhe është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Nga korriku 1998 deri në janar të 2000 QKP u rinovua dhe u ripajis nga Handicap International me fondacionet e EKOS që ishin afërsisht $420,000.[118] Të gjitha shërbimet janë pa pagesë përveç karrigeve me rrota dhe patericave për të cilat pacientët duhet të paguajnë nëse është e nevojshme. Shpenzimet duke përfshirë rrogat e qëndrës janë të mbuluara nga Qëndra Kombëtare e Traumave; sidoqoftë për shkak të situatës ekonomike nuk ka buxhet për të mbuluar dhënien e materialeve dhe kompenentëve.

Në 1998 filloi bashkëpunimi ndërmjet Spitalit Ushtarak dhe Kryqit të Kuq Zviceran ku KKZ ofronte materiale dhe komponente për prodhimin e gjymtyrëve artificialë deri në dhjetor të 2000-shit. Që prej janarit 2001 KNKK ofroi asistencë teknike dhe materiale. Në vazhdim të furnizimit me komponentë KNKK ka ofruar dhe ndihmë financiare për të mbijetuarit e minave. Që prej 2000-shit KNKK mbulon të gjitha kostot e transportit akomodimin dhe një djetë për të mbijetuarit e minave dhe për një të afërm shoqërues gjatë periudhës të nevojshme për pajisjen me gjymtyrë artificialë në spital në Tiranë.

Që prej 2001-shit janë prodhuar QPK-ja ka prodhuar 486 proteza, prej të cilave 184 ishin për të mibijetuarit e minave: 134 proteza në 2003 (30 për të mbijetuarit); 168 në 2002 (71 për të mbijetuarit); dhe 184 në 2001 (83 për të mbijetuarit).[119] Shumica e të mbijetuarve të trajtuar në QPK janë të plagosur në “hot spote.”.[120]Nuk ka mundësi në zonat e minuara për të ndihmuar viktimat duke përfshirë dhe fëmijët të cilët kanë probleme të syve si rezultat i plagosjeve.[121]

Në 28 nëntor 2000 është nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare ndërmjet AMAK-ut dhe ITF-së për të bashkëpunuar për ndihmën ndaj viktimave të minave duke përfshirë mbështetje për pajisjen me proteza dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të minave në Institutin e rehabilitimit në Slloveni.[122] Që prej vitit 2001, 85 të mbijetuar janë rehabilituar në Slloveni përfshirë dhe 33 në 2003. Me ndryshimin e politikave në vitin 2003 vetëm rastet me gjymtime të krahëve ose rastet e vështira janë trajtuar në Institutin në Slloveni.[123] ITF ka financuar $326,275 për programin e viktimave në Shqipëri që prej vitit 2001: $209,300 në 2003;[124] $16,975 në 2002;[125] $100,000 në 2001.[126]

Nuk ka asnjë shkollë protezash ose ortopedike për të trajnuar teknikë. Për rrjedhojë asnjë nga teknikët e QKP-së nuk bërë trajnim të kualifikuar sidoqoftë të gjithë kanë janë trajnuar në punë. Si pjesë e marrëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe turke një teknik u dërgua për trajnim në Turqi. Teknikët gjithashtu shoqërojnë të gjymtuarit të cilët dërgohen në Institutin e rehabilitimit në Slloveni ku ata marrin pjesë aktive në prodhimin e gjymtyrëve dhe në procesin e rehabilitimit nën vëzhgimin e stafit të institutit. Dy teknikë u trajnuan në nëntor 2003; në total 13 trajnime rehabilitimi i janë ofruar QKP-së që në vitin 2001.[127] Në prill 2001, KNKK ofroi trajnim dyjavor drejtorit dhe gjashtë teknikëve të QKP-së në Itali.[128] KNKK financoi gjithashtu trajnimin e stafit ortopedik në Qershor-Korrik 2001 në Slloveni.[129] Mundësitë për punësimin dhe integrimin ekonomik të mbijetuarve të minave janë të kufizuara veçanërisht në zonat me nivel të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Shumë prej të mbijetuarve nga minat janë shpesh nga komunitetet e bujqve dhe blegtorve.

Një OJQ nga Kukësi ka vepruar në verilindje të Shqipërisë që prej dhjetorit 2000 duke ofruar mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e minave dhe familjeve të tyre në 39 fshatra në 3 distrikte rrethe si Hasi Kukësi dhe Tropoja. Aktiviteti përfshin mbështetje logjistike dhe ndihmon të mbijetuarit e minave të kenë mundësi për kujdes mjekësor për shërbime konsultuese për kampe verore për fëmijët e të mbijetuarve nga minat për të ndërhyrë për të drejtat e të mbijetuarve të minave dhe për trajnim dhe në aktivitete të mundësimit të të ardhuarave ekonomike. Në korrik 2004, 228 të mbijetuar të minave u regjistruan si anëtarë të VMA Kukësit.[130]

Në shtator 2003, VMA në bashkëpunim me AMAE, filloi një projekt për mundësimin e të ardhurave në rrethet e minuara me mbështetjen e ITF-së dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Projekti ka për qëllim që të ndihmojë 40 kryefamiljarë çdo vit për tre vjet me rradhë me trajnim në aktivitete për mundësimin e të ardhurave. Huatë do ti japin mundësi përfituesve të blejnë lope, dhi, pula ose bletë ose të zhvillojnë aktivitete bujqësore. Përfituesit zgjidhen në bazë të një vëzhgimi socio-ekonomik të bërë nga VMA. Ky është bërë për të gjithë të mbijetuarit ose familjet e të vrarëve por është i kufizuar për shkak të mungesës së burimeve. Që prej korrikut 2004, ju janë dhënë 46 lopë për 29 të mbijetuar dhe 90 për qind e përfituesve po kthejnë borxhet. Në vazhdim VMA trajnon 50 persona dhe familjet e tyre mbi zhvillimin dhe manaxhimin e ekonomisë shtëpiake ku UNICEF ka ndihmuar 7 të mbijetuar të tjerë me bletë.[131]

Një iniciativë tjetër në këtë drejtim është ajo e KNKK-së nga prilli në nëntor 2001 që ofroi $5,500 për projektin "Këpucari" të Kryqit të Kuq Shqiptar i cili trajnoi 12 të mbijetuar nga minat për rrethin e Hasit, Kukësit për të bërë këpucë.[132]

Në dhjetor 2003, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi “NAtën e njëmijë darkave” në të cilin u mblodhën $23,000 për t'u përdorur për të mirën e fëmijve të mbijetuar apo fëmijët e viktimave të minave.[133]

Dy të mbijetuar nga Shqipëria morën pjesë në Gjenevë në trajnimin Ngritja e Zërave në shkurt 2004.

Në 2003 dhe 2004, me raportin e Nenit 7, Shqipëria dërgoi Formën vullnetare J për të raportuar mbi viktimat e minave.

Në vazhdim kordinatori i ndihmës ndaj të viktimave të Monitorimit të minave në një vizitë në shkurt të vitit 2003, arriti në përfundimet që në fund të krizës së Kosovës donatorët humbën interesin në këtë rajon dhe shumë shoqata joqeveritare të cilat potencialisht mund të ndihmonin të mbijetuarit kanë ikur për shkak të mungesës së fondeve.[134]

Një studim mbi asistencën ndaj viktimave të minave në 2003 identifikoi shumë sfida për t'i dhënë ndihmën e duhur të mbijetuarve të minave në verilindje të Shqipërisë ku përfshihen: mundësia për të pasur shërbimin e duhur shëndetësor dhe rehabilitimin; përmirësimi dhe rritja e infrastrukturës për rehabilitim dhe mbështetje psiko-sociale duke krijuar mundësitë për punësim dhe të ardhura; përmirësimin e aftësive të punonjësve të shëndetit duke përfshirë doktorët infermierët psikoterapistë dhe teknikët ortopedë; duke rritur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuar; duke vendosur një sistem social efektiv të shëndetit dhe legjislacionin për të mbrojtur të drejtat e të mbijetuarve nga minat dhe disa personave me aftësi të kufizuar; duke siguruar fondet e duhura për mbështetjen e programeve dhe duke u munduar për të gjetur programme mbështetës dhe OJQ vendase dhe agjencit për të siguruar vazhdimësinë e programeve.[135] Në 2003 janë bërë përparime përsa i përket këtyre sfidave.

Politika dhe praktika për personat me paaftësi

Ministria e Punës dhe Çështjeve sociale është përgjegjëse për çështjet lidhur me të gjithë personat me paaftësi ku përfshihen dhe viktimat e minave.

Të mbijetuarit nga minat gëzojnë të gjitha të drejtat si gjithë personat me paaftësi në Shqipëri. Njerëzit të cilët bëhen të paaftë si rezultat i plagosjeve gëzojnë pagesë paaftësie dhe ju paguhen 85 për qind e të ardhurave të zakonshme. Sidoqoftë shumë pak nga të mbijetuarit e marrin pagesën mujore dhe vetëm ata që kanë qënë të punësuar në kohën që janë plagosur. Për shumicën e njerëzve në zonat e minuara, jeta mbështetet në punën e tokës së tyre.[136] Pension një vjeçar jepet për personat e plagosur gjatë detyrës siç janë policët kufitarë ose ushtarët që vendosin shenjat e minave. Nuk ka detyrim statutor për të ofruar proteza të plagosurve. VMA Kukësi është duke ndërhyrë tek qeveria për të aprovuar ligjet për të mundësuar të mbijetuarit e minave të hyjnë në skemën e sigurimeve shoqërore.[137]

Ka dy ligje të tjera që ofrojnë Ndihme Ekonomike personave me paaftësi në Shqipëri. Në vitin 1993 ligji 7710 të ofron një ndihmë në kesh për familjet e varfëra me të ardhura të papërshtatshme ose me një anëtar familje të paaftë. Ligji 8008 ofron një ndihmë në kesh për personat me paaftësi. Më 1998 vlera e ndihmës ekonomike ishte 6,437lekë (rreth $55)për muaj për një familje prej 6 vetash. Sidoqoftë dispozitat e plota të ligjit nuk janë zbatuar. Pagesa mesatare mujore është raportuar 3,200 lekë ($27) në muaj. Ndihma ekonomike e ofruar është e pamundur të plotësojë nevojat ditore të familjes.[138]

Programi i Handicap International në Shqipëri në vitin 2004 përqëndrohet në ndërtimin e kapaciteteve të organizatave vendase që merren me paaftësinë për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet e paaftësisë, përmirësimin e legjislacionit dhe shërbimet ekzistuese dhe për të kontribuar për integrimin në shoqëri të personave të paaftë.[139]


[1] Parlamenti aprovoi njëzëri dhe pa rezerva ratifikimin. Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 699.
[2] Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 699.
[3] Titulli i plotë është Vendim i Këshillit të Ministrave No. 269 “Mbi ndalimin e përdorimit, magazinimit, prodhimit dhe transferimit të MANJ dhe shkatërrimin e tyre” 25 maj 2000.
[4] Interviste me Arben Brahën, Drejtor, Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave, Tiranë 15 mars 2004; Raporti mbi Nenin 7, Forma A, 30 prill 2003; interviste me Jab Swart, Këshilltar teknik, PNUD, Tiranë, 28 mars 2003.
[5] Interviste me Arben Brahën, Drejtor, AMAE, Tiranë, 28 mars 2004.
[6] Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, edukimin mbi rrezikun e minave dhe teknologjinë e aksionit të minave, Gjenevë, 11 shkurt 2004. Kjo është referencë e nenit 278 të Kodit Penal Shqiptar i cili imponon sanksione penale për “prodhimin e armëve dhe municioneve, bombave, minave ose eksplozivëve pa autorizimin e autoriteteve qeveritare” dhe për transferimin e “armëve, municioneve dhe eksplozivëve”
[7] Deklaratë e Pavli Zërit, Zëvëndës Ministër i Mbrojtjes, Takimi i pestë i Shteteve palë, Bangkok, 15-19 shtator 2003.
[8] Shih Raportin mbi Nenin 7, dërguar në 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003); 30 prill 2003 (për vitin kalendarik 2002); 3 prill 2002 (raporti daton 10 janar 2002) (për vitin kalendarik 2001). Raporti fillestar pritej në 28 janar 2001.
[9] Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 51. Në vitin1999, është raportuar që ekipet e xhenjerëve të ushtrisë së SHBA-së u vendosën në Shqipëri me mina antinjeri dhe me sistemin e shpërndarjes së tyre si pjesë e ”Task Force Haëk” për mbështetjen e operacioneve në Kosovë.
[10] Parlamenti ratifikoi KAK-un më 25 korrik 2002 dhe instrumentat e ratifikimit u depozituan në OKB më 28 gusht 2002.
[11] Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 699.
[12] Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 700.
[13] Shih Landmine Monitor Report 2000, f. 560, citohet deklarata për shtyp e UNMACC–ut No. 1, 27 tetor 1999.
[14] Disa stoqe ishin në kushte shumë të këqia; mbi 90 perqind ishin më tëpër se 30 vjeçare. Në një zonë, 80 ton mina ishin të vendosura në tunele të mbyllur më 1997 për të parandaluar vjedhjen. Në prill 2000, personeli i NATO-s që kreu inventarin u lejua të hynte në tunele nga njerez të armatosur që kontrollonin zonën. Stoqet u dërguan në 57 zona ushtarake të sigurta. Shih Landmine Monitor Report 2001, f. 597.
[15] Tre tipet ishin “Mina ANJ me fragmentim” (930,050 cope – version shqiptar i POMZ-2); “Minë ANJ Fibër” (132,100 copë – variant i minave PMN); dhe “Mina ANJ bakelit/dru” (545,270 copë –variant i PMD-6). Shih Landmine Monitor Report 2000, f. 561, dhe Landmine Monitor Report 2001, f. 597.
[16] Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 51.
[17] Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 51–52.
[18] Raporti Nenit 7, Forma D, 30 prill 2003.
[19] Raporti Nenit 7, 10 janar 2002, Përmbledhja dhe seksioni 3.
[20] Shih Landmine Monitor Report 2000, f. 562–563.
[21]Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 11 shkurt 2004.
[22] Raporti Nenit 7, Forma C, Tabela 1, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003).
[23] Raporti Nenit 7, Përmbledhja and Seksioni 3, 3 prill 2002. Shih gjithashtu, Raporti Nenit 7, shtojcën: Programi Shqiptar i veprimit ndaj minave, 30 prill 2004; Landmine Monitor Report 2002, f. 53; Landmine Monitor Report 2003, f. 67. Zonat e minuara përfshinin mina PMA-1, PMA-1A, PMA-2, VPMA-2, PMA-3, PMR-2A dhe MRUD, si dhe TMM-1, TMA-4 dhe TMA-5 mina antitank. Pothuajse të gjitha minat ishin prodhim Jugosllav. Janë identifikuar: KB-1 (serbe), Mk118 (NATO), raketë M79 (Serb), M62 dhe granata të paidentifikuara të hedhura me raketë graketa (Serb ose UCK), raketa të drejtuara nga larg (Serb origin), dhe Mk83 (tipe të ndryshme, NATO). Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 52–53.
[24] Raporti Nenit 7, Seksioni 3, 3 shkurt 2002.
[25] Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 701.
[26] Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 58.
[27] Raporti Nenit 7, Shtojca, 30 prill 2004. Në shkurt 2004, është raportuar që të gjitha hotspotet janë pastruar nga Forcat e Armatosura me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s. “The Albania Mine Action Programme,” Reay Group, “Workshop on the Implementation of the Ottawa Convention,” Bukuresht, 2-3 Shkurt 2004.
[28] Shih Landmine Monitor Report 2000,f. 562-563. Sasia prej 600,000 minave antinjeri të vjedhura është dhënë nga shefi i atëhershëm i municioneve të Shqipërisë në dy raste në vitin 2000. Më vonë një raport thotë që 526,818 "armë" (jo të gjitha mina) u rrëmbyen. Ai vazhdon me idenë se ky ishte burimi kryesor për armatosjen e UCK-së; Ian Davis, "Armët e vogla dhe të lehta në Republikën Federale të Jugosllavisë," Saferworld, maj 2002, f. 56.
[29] Intervistë telefonike me Vladimir Malkaj, PNUD-Albania, 9 Shtator 2004.
[30] "Carmatimi," Kathimerini (gazette greke në gjuhën angleze), 17 Dhjetor 2003. Shih Landmine Monitor Report 2001, f. 597, dhe Landmine Monitor Report 2003, f. 67-68.
[31]Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 701.
[32] Komiteti Shqiptar i Veprimit ndaj Minave kryesohet nga Zv. Ministri i Mbrojtjes dhe përfshin përfaqësues nga ministri të ndryshme, nga PNUD, UNICEF, KNKK dhe donatorët kryesorë.
[33] Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 53–54.
[34] Raport i Nenit 7, Shtojca, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003).
[35] Prezantim mbi Programin shqiptar të veprimit të minave, Komiteti i përhershëm mbi pastrimin e minave, edukimin mbi rrezikun e minave dhe teknologjinë e aksionit të minave, Gjenevë, 5 shkurt 2003.
[36] I njëjtë; Raport i Nenit 7, Forma F dhe Aneksi C, 30 prill 2003. Shih gjithashtu Landmine Monitor Report 2003, f. 68-69.
[37] Parathënia nga Pavli Zeri, Zv. Ministër i Mbrojtjes, Deputy Minister of Defense, Raport i Nenit 7, 30 prill 2003. Në raport njihen kufizimet e mëtejshme për shkak të financimeve të pakta, koordinimit dhe statusit të paqartë ligjor.
[38] Raport i seminarit të Planifikimit të veprimit kombëtar të minave, 17–18 qershor 2002, f. 3-4, 25-27.
[39] Grupi i Kontaktit të mobilizimit të burimeve, “Rishikimi i burimeve për të arritur qëllimet e konventës,” paraqitur nga Norvegjia në Komitetin e përhershëm mbi statusin e përgjithshëm dhe operacional të konventës, Gjenevë, 25 qershor 2004.
[40] Raport i Nenit 7, Forma G, Tabela 3 dhe shtojca, 30 prill 2004; AMAE, "Raporti vjetor 2003," 15 prill 2004, f. 8; Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i përhershëm , 5 shkurt 2003.
[41] Prezantim i Shqipërisë, Workshop Reay Group, Bukuresht, 2-3 shkurt 2004. Në atë takim, Shqipëria raportoi në 2003 u arrit reduktimi i një siperfaqe prej 1,957,000 metër katrore. Raporti vjetor i AMAE-s për vitin 2003 dhe raporti i Nenit 7 i 30 prillit 2004 përcakton se vetëm 110,401 metër katrore u çlirua në vitin 2003.
[42] Intervistë telefonike me Arben Braha, AMAE, 5 korrik 2004.
[43] AMAE, "Raporti vjetor 2003," f. 8.
[44] Raporti i Nenit 7, Shtojca, 30 prill 2004.
[45] Email nga Christina Svane, DCA, 18 gusht 2004. Më pare, DCA raportoi që në vitin 2003 është pastruar 205,909 metër katrore. Përgjigja e pyetësorit të Montorimit të Minave nga DCA, 24 shkurt 2004.
[46] Prezantimi i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, edukimin mbi rrezikun e minave dhe teknologjinë e aksionit të minave, Gjenevë, 22 qershor 2004 dhe intervistë me Arben Braha, AMAE, 5 korrik 2004.
[47] Intervistë me Arben Braha, AMAE, 5 korrik 2004.
[48] Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 5 Shkurt 2003; Raporti i Nenit 7,
Forma F dhe aneksi C, 30 prill 2003.
[49] AMAE, "Komunikimi i elementëve të planit për zbatimin e Nenit 5 të Konventës së Otavës (draft)," 18 qershor 2004, f. 6-8.
[50] AMAE, "Raporti vjetor 2003," 15 prill 2004, f. 9.
[51] Raport i Nenit 7, Shojca, 30 prill 2004; AMAE, " Raporti vjetor 2003,"15 prill 2004, f. 5. Ashtu si në strategjinë origjinale të veprimit të minave, qëllimi ishte për të pastruar të gjitha zonat e minuara me prioritet të lartë dhe të mesëm në fund të vitit 2005. Strategjia përfshinte marrjen e përgjegjesisë nga qeveria në 2004-2005.
[52] Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i përhershëm i çminimit, 11 shkurt 2004.
[53] Intervistë me Arben Braha, AMAE, 5 korrik 2004.
[54] Raport i Nenit 7, Forma G, Tabela 2, 30 prill 2004. Më pare ishte raportuar se më 2001, 744 mina antinjeri u gjetën dhe u shkatërruan (shih Landmine Monitor Report 2002, f. 57-58).
[55] Raport i Nenit 7, Shtojca, 30 prill 2004.
[56] Shih Landmine Monitor Report 1999, f. 702, dhe Landmine Monitor Report 2000, f. 563-565.
[57] Raport i Nenit 7, Shtojca, 30 prill 2004.
[58] Raport i Nenit 7, Seksioni 1.2.3, 10 Janar 2002.
[59] AMAE, "Programi Shqiptar i Veprimit të Minave," document i shpërndarë në takimet e komiteteve të përherëshme, Gjhenevë, maj 2002, f. 2-3.
[60] AMAE, "Seminar i Planifikimit të Veprimit Kombëtar të Minave" Raport, 17-18 qershor 2002, f. 25-27.
[61] AMAE, "Raporti vjetor 2003," f. 9.
[62] AMAE, " Seminar i Planifikimit të Veprimit Kombëtar të Minave " Raport, 17-18 qershor 2002, f. 25-27. Rezultatet e kontrollit teknik në 2003 nuk janë të përfshira raportin e nenit 7 për vitin 2003 ose në raportin e AMAE-s për vitin 2003.
[63] Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 11 shkurt 2004; Prezantim i Shqipërisë, seminar i grupit Reay, Bukuresht, 2-3 shkurt 2004.
[64] Email nga Steven Olejas, Ekipi i veprimit të minave, DCA, 6 tetor 2004. Raport i nenit 7, Shtojca, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003), dhe AMAE, " Raporti vjetor 2003," f. 9.
[65] Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 22 qershor 2004. Projekti i kontrollit teknik mbeti i nderprerë deri në 9 shtator 2004. Intervistë telefonike me Arben Braha, Drejtor, AMAE, 9 Shtator 2004.
[66] AMAE, " Raporti vjetor 2003," f. 9.
[67] Email tek Landmine Monitor (HI) nga Arben Braha, AMAE, 26 Gusht 2004.
[68] KNKK, "Raporti Special: Aksioni i minave 2003," f. 38.
[69] Raport Neni 7, Forma I, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003).
[70] Email nga Sabina Beber, Drejtoreshë për marrdhëniet ndërkombëtare, ITF, 27 shkurt 2004.
[71] Shqipëria," Things that go Bang (buletin), UNICEF, No.11, Dhjetor 2003.
[72] Raport Neni 7, Form I dhe aneksi E, 30 prill 2003 (për vitin kalendarik 2002). Shih Landmine Monitor Report 2003, f. 71.
[73] Raport i Nenit 7, Form I, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003). Numri i njerëzve që kanë marrë pjesë në programin e ERM në 2003 nuk është dhënë nga AMAE apo ndonjë organizatë tjetër.
[74] Raport i Nenit 7, Forma I, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik 2003).
[75] Raport i Nenit 7, Forma I, 30 prill 2004 (për vitin kalendarik), dhe raporti i AMAE-s, "Raporti vjetor 2003," f. 10.
[76] AMAE, "Planet për zbatimin e nenit 5," 18 Qershor 2004, f. 7.
[77] Zvogëlimi i rrezikut të minave dhe ndihma ndaj viktimave: UNICEF Shqipëri," Journal of Mine Action, çështja 7.1, 2003, f. 71-72. Shih Landmine Monitor Report 2002, f. 58.
[78] Shih Landmine Monitor Report 2003, f. 69-70. Në 2002, AMAE përfshiu në raportin vjetor detaje për këto organizata, por jo në 2003.
[79] AMAE, "Update on Albanian Mine Action Program" 5 maj 2003, f. 3; "UNDP Update Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 17 Maj 2003. FSD harxhoi $1,152,822 për çminim dhe vëzhgim 2003, krahasuar me 1,030,000 në 2002 dhe DCA shpenzoi $1,571,847, krahasuar me $1,261,995 në 2002. DCA përgjigj pyetësorit të LM, 24 Shkurt 2004; SFD, "Shqipëria Raporti final 2003," Aneksi B, 31 Dhjetor 2003; Landmine Monitor Report 2003, f. 69.
[80] AMAE, "Update on Albanian Mine Action Program," 5 Maj 2003, f. 3; "UNDP Update Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 17 Maj 2003. Buxheti total i AMAE për 2003 ishte $5,066,000. Sidoqoftë, kjo përfshin $2 milion për projektinn e kontrollit teknik 2003-2005, dhe në fakt nuk ka shpenzime për kontrollin teknik në 2003.
[81] AMAE, "Raporti Vjetor 2003," f. 14; SFD, " Shqipëria Raporti final 2003," Aneksi B, 31 Dhjetor 2003; DCA përgjigjë pyetësorit të LM, 24 Shkurt 2004.
[82] AMAE, " Raporti Vjetor 2003," f. 14. AMAE nuk ka sqaruar nëse këto shuma janë përfshirë në fondet e SHBA-së prej $263,000 e cila raportohet në tabelë.
[83] Vetëm nëse shënohet ndryshe, informacione vjen nga raportet individuale të çdo vendi në botimin e Landmine Monitor Report. Në disa raste, fondet ishin sipas raportit fiskal të vendit dhe jo vitit kalendarik 2003. Landmine Monitor ka konvertuar monedhat dhe ka rrumbullakosur shifrat.
[84] Email nga Sabina Beber, ITF, 27 Shkurt 2004; ITF, "Raporti vjetor 2003," f. 36-39. ITF shënon që shifra $2.4 milion në 2003 përfshin dhe donacionet e Republikës Ceke, Komitetit Europian, Gjermanisë, Shqipërisë, SHBA-së, dhe donatorët privatë.
[85] Prezantim i Shqipërisë, Reay GroupWorkshop, Bukuresht, 2-3 Shkurt 2004.
[86] Prezantim i Shqipërisë, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, 5 Shkurt 2003.
[87] "UNDP Mine Action Projects: Funding Requirements (2004)," document i shpërndarë në takimet e komisioneve të përhershme, Gjenevë, 9-12 Shkurt 2004.
[88] AMAE, "Planet për zbatimin e Nenit 5," 18 Qershor 2004, f. 6-8.
[89] Të dhëna sipas Raporteve të mëparshme të Landmine Monitor. Nuk ka të dhëna financiare për vitin 1999.
[90] AMAE, " Planet për zbatimin e Nenit 5," 18 Qershor 2004, f. 3.
[91] Deklarëtë nga Amb. Vladimir Thanati, Komiteti i Përhershëm mbi pastrimin e minave, edukimin mbi rrezikun e minave dhe teknologjinë e aksionit të minave, Gjenevë, 14 Maj 2003; intervistë me Arben Braha, AMAE, 5 Korrik 2004.
[92] Burimi kryesor për informacionin e këtij seksioni ishin të dhënat nga AMAE, të dhëna me email tek Landmine Monitor (HI) nga Juliana Buzi, Specialiste e Veprimit të Minave, 15 Korrik 2004. Burimet e tjera përmenden kur është e përshtatshme.
[93] Intervistë me Veri Dogjani, AMAE, Tiranë, 9 Qershor 2004.
[94] “Albanian court frees Briton, Bosnian implicated in death of two Albanian de-mining trainees,” Associate Press, 15 Qershor 2004.
[95] Intervistë me Arben Braha, Drejtor, AMAE, dhe Jab Swart, UNDP Albania, nga Kordinatorja e Landmine Monitor Victim Assistance, Tiranë, 24 Shkurt 2003.
[96] Claude Tardif, Ortho-Prosthetist, “Physical Rehabilitation Program Review: Albania,” KNKK Gjenevë, 24–28 Mars 2003, f. 2.
[97] Raporti Nenit 7, Forma J, 30 Prill 2004.
[98] “Raporti AMAE-s” Shtator 2001.
[99] Detaje specifike të plagosjeve nuk janë për të gjithë të mbijetuarit nga minat.
[100] AMAE, “Elementët komunikues të planeve për zbatimin e Nenit 5 të Konventës së Otavës (draft),” 18 Qershor 2004, f. 1. Në Shkurt 2003, AMAE përcaktoi që hotspotet nuk janë nën mandatin ë saj. Intervistë me Arben Braha, Drejtor, AMAE, dhe Jab Swart, Keshilltar teknik, Programi i Veprimit ndaj Minave PNUD, Shqipëri, nga Kordinatorja e Landmine Monitor Victim Assistance Research, Tiranë, 24 Shkurt 2003; shih Landmine Monitor Report 2002, f. 52.
[101] Landmine Monitor Report 1999, f. 703.
[102] Takimi Koordinues i Ndërgjegjësimit ndaj Minave, 16 Qershor 2000; email tek Landmine Monitor nga UNICEF Shqipëri, 16 Qershor 2000.
[103] Intervistë me Capt. Emanuele Andreottola, Team Leader – Task Area 1, Zyra AMODATT (NATO), Tiranë, 22 Mars 2002; “Post Operational Report,” Ammunition Management Ordnance Disposal Advisory Training Team (AMODATT), Faza 5, 2 Tetor 2000–24 Shtator 2001.
[104] Raport Neni 7, Forma J, 30 Prill 2004.
[105] Intervistë me Arben Braha, Drejtor, AMAE, dhe Jab Swart, PNUD Shqipëri, 24 Shkurt 2003.
[106] Claude Tardif, "Albania,” KNKK Gjenevë, 24-28 Mars 2003, f. 6.
[107] Këshilli i Ministrave, “Raport mbi përparimin për zbatim 2002, Objektivat dhe Vizioni afatgjatë i NSSED, Plani Prioritar i veprimit 2003,” Republika e Shqipërisë, Tiranë, 8 Maj 2003; shih gjithashtu Hermine De Soto, Peter Gordon, Ilir Gedeshi, dhe Zamira Sinoimeri, “Varfëria në Shqipëri: Vëzhgim cilësor,” Dokument teknik i Bankës Botërore No. 520, Mars 2002, f. 68-73.
[108] Raport mbi Seminarin e planifikimit kombëtar Shqiptar të veprimit ndaj minave, Tiranë, 17-18 Qershor 2002.
[109] Intervistë me Dr. Mark Nufi, Drejtor, Spitali Kukes, dhe Dr. Behar Kastrati, Spitali Krumë, nga Kordinatorja e Landmine Monitor Victim Assistance Research, 25 Shkurt 2003.
[110] Intervistë me Dr. Mark Nufi, Drejtor, Spitali Kukes, 25 Shkurt 2003.
[111] Raport i Nenit 7, Forma J, 30 Prill 2004; ITF, “Raporti Vjetor 2003,” f. 38.
[112] Intervstë me Dr. Behar Kastrati, Spitali Krumë, 25 Shkurt 2003.
[113] Raporti Special i KNKK-së, “Mine Action 1999,” KNKK, Gjenevë, Gusht 2000, f. 33.
[114] Intervistë me Arben Braha, Drejtor, AMAE, dhe Jab Sëart, PNUD Shqipëri, 24 shkurt 2003,.
[115] Intervistë me Dr. Veri Dogjani, AMAE, 24 shkurt 2003.
[116] Intervistë me Merita Myftari, Kordinatore projekti, HI, Tiranë, 28 shkurt 2003.
[117] Claude Tardif, Ortho-Prosthetist, “Physical Rehabilitation Program Revieë: Albania,” KNKK Gjenevë, 24–28 Mars 2003.
[118] Intervistë me Eliane Santenac, Drejtoreshë, HI Shqipëri, Tiranë, 26 shkurt 2001.
[119] Rainer Knoll, Ortho-Prosthetist, "Physical Rehabilitation Program Review: Albania," KNKK Gjenevë, 15.03-25.03.2004; intervistë me Dr Harun lljazi, Drejtor, Qëndra Kombëtare e Protezave, Tiranë, 27 shkurt 2003; Claude Tardif, "Albania," KNKK, 24-28 Mars 2003, f. 3, 7.
[120] Intervistë me Arben Braha, Drejtor, AMAE, dhe Jab Swart, PNUD, 24 shkurt 2003.
[121] Njësoj.
[122] ITF, "Raporti Vjetor 2001", f. 18.
[123] ITF, "Raporti Vjetor 2003", f. 27, 37 Email nga Sabina Beber, ITF, 20 maj 2004.
[124] Email nga Sabina Beber, ITF, 27 shkurt 2004.
[125] Email nga Sabina Beber, ITF, 18 qershor 2003; ITF,"Raporti Vjetor 2002" f.32
[126] Email tek Landmine Monitor (HI) nga Eva Veble, ITF, 17 Maj 2002.
[127] ITF, "Raporti Vjetor 2003", f. 27, 37; Email nga Sabina Beber, ITF, 20 maj 2004.
[128] Claude Tardif, "Albania,” KNKK, 24-28 Mars 2003, f. 9.
[129] Mine Action Year 2001,” Deklaratë e KNKK Shqipëri; ITF, “Raporti vjetor 2002,” f. 23.
[130] Email tek Landmine Monitor (HI) nga Jonuz Kola, Drejtor ekzekutiv, VMA-Kukesi, 15 korrik 2004.
[131] Njësoj dhe 16 korrik 2004; Shoqata e Viktimave të minave dhe armëve, "Raporti vjetor 2003," Kukes, f. 7.
[132] Aksioni ndaj minave 2001,” Deklaratë e KNKK Shqipëri.
[133] Raporti i Nenit 7, Forma J, 30 prill 2004.
[134] Vëzhgim nga, Kordinatorja e Landmine Monitor Victim Assistance, gjatë vizitës në Shqipëri, 22-28 Shkurt 2003.
[135] Për më tepër informacion mbi programin e ndihmës për viktimat e minave shih "Landmine Victim Assistance in South East Europe," HI, Bruksel, Shtator 2003, tek www.handicapintemational.be/downloads/
ITFVAStudyfinalreport.pdf
[136] Intervistë me Dr Veri Dogjani, AMAE, 24 shkurt 2003.
[137] Shoqata e Viktimave të minave dhe armëve, "Raporti vjetor 2003," Kukes, f. 7.
[138] Hermine De Soto, Peter Gordon, Ilir Gedeshi, dhe Zamira Sinoimeri, "Varfëria në Shqipëri:Vëzhgim cilësor," Dokument teknik i Bankës Botërore No. 520, Mars 2001, f. 35-36.
[139] Intervistë me Merita Myftari, HI, 28 Shkurt 2003.