+   *    +     +     
About Us 
The Issues 
Our Research Products 
Order Publications 
Multimedia 
Press Room 
Resources for Monitor Researchers 
ARCHIVES HOME PAGE 
    >
 
Table of Contents
Country Reports
Republika e Maqedonisë, Landmine Monitor Report 2004

Republika e Maqedonisë

Momente kyçe zhvillimore nga maji 2003: Ministria e Mbrojtjes në korrik 2003 e ndërmori koordinimin e aksionit kundër minave në Republikën e Maqedonisë, ndërsa zyra e KB për aksion kundër minave u mbyll. Në vitin 2003, mbi 1,6 milionë metra katrorë tokë iu liruan bashkësisë. Në qershor të vitit 2003, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e përfundoi programin për edukimin për rreziqet nga minat dhe Sektori i Mbrojtjes Civile e ndërmori përgjegjësinë për edukim. Në qershor të vitit 2004, Njësia për Deminim Human theksoi se për vitin 2004 nuk planifikohet edukim për rreziqet nga minat për shkak të financave të kufizuara. Ministria e Mbrojtjes në prill të vitit 2004 deklaroi se Republika e Maqedonisë kurrë s’ka prodhuar mina anti-njeri, duke e bërë me dije se prodhimi provues i minave të tipit PMR-2A kah fundi i viteve ’90 ishte i pasuksesshëm, ndërsa repartet u shkatërruan në vitin 2000.

Momente kyçe zhvillimore nga viti 1999: Republika e Maqedonisë u bë nënshkruese e Marrëveshjes për Ndalimin e Minave (Mine Ban Treaty) më 1 mars të vitit 1999. Qeveria deklaroi se aksionet me të cilat shkilet marrëveshja sanksionohent me Ligjin Penal ekzistues. Asgjësimi i rezervave përfundoi më 20 shkurt të vitit 2003, pikërisht para afatit përfundimtar të paraparë me Marrëveshjen. U asgjësuan gjithsej 38.921 mina anti-njeri. Republika e Maqedonisë solli vendim të mbajë 4.000 mina, në vend 50, sa deklaroi më parë. Kryengritësit, shqiptarë etnik, në konfliktin në vitin 2001 përdorën mina në rajonin i cili kufizohet me Kosovën.

Raportet mbi Nenin 7 të cilat i dorëzoi Republika e Maqedonisë, nuk siguruan të dhëna në lidhje me lokacionin e rajoneve të minuara apo për programet për pastrimin e minave. Kombet e Bashkuara hapën Zyrën për Aksion Kundër Minave (UNMAO) në shtator të vitit 2001. Në fillim, KB planifikonin në vitin 2002 të realizojnë pastrimin e minave/mjeteve vrasëse të pashpërthyera (unexploded ordnance – UHO) në të gjitha rajonet e minuara, por operacionet për pastrim vazhduan në vitin 2004. Nga shtatori i vitit 2001 deri në dhjetor të vitit 2003, u pastruan rreth 6,7 milionë metra katrorë tokë në Maqedoninë Veri-Perëndimore, për të cilat ekzistonte dyshim se janë të minuara me mina/mjete vrasëse të pashpërthyera. Sipas bazës së të dhënave të UNMAO, nga janari i vitit 2001 deri në dhjetor të vitit 2002 pati 42 viktima, nga të cilët 15 e humbën jetën nga shpërthimet e minave/mjeteve vrasëse të pashpërthyera. Pjesa më e madhe e incidenteve të paraqitura është pasojë e minave anti-tank.

Politika kundër minave

Republika e Maqedonisë e pranoi Marrëveshjen për Ndalimin e Minave (Mine Ban Treaty) më 9 shtator të vitit 1998 dhe u bë nënshkruese më 1 mars 1999. Republika e Maqedonisë mori pjesë në të gjitha takimet përgatitore në Procesin e Otavës. Ai nuk u nënshkrua në dhjetor të vitit 1997, kur marrëveshja ishte e hapur për nënshkrim, por e paraqiti qëllimin për t’u inkuadruar.

Asçfarë masash specifike administrative apo ligjore nuk u parapanë për realizimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Minave (Mine Ban Treaty). Republika e Maqedonisë në disa raste raportonte se aktivitetet janë paraparë në Ligjin Penal ekzistues.1[1] Republika e Maqedonisë në janar të vitit 2004 i paraqiti raport Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për atë se “ligji për prodhimin dhe tregëtimin me armë dhe pajisje është sjellë në vitin 2002... Neni 6... qëndron se... është e ndaluar të prodhohet dhe të tregëtohet me armë dhe me pajisje ushtarake, të cilat janë të ndaluara me konventa ndërkombëtare[2].

Republika e Maqedonisë paraqiti raport vjetor për Nenin 7 më 30 prill të vitit 2004. U paraqitën katër raporte paraprake për transparencë, por për periudha kohore të cilat nuk përputhen me kërkesat e Marrëveshjes për Ndalimin e Minave, kështu që periudha nga prilli 1999 deri në maj 2001 mbetet pa raport. Dy raporte u paraqitën në vitin 2003[3].

Republika e Maqedonisë mori pjesë në Takimin e Pestë të shteteve nënshkruese të Marrëveshjes në shtator të vitit 2003 dhe në takimet e rregullta të Komitetit të Përhershëm në shkurt dhe në qershor të vitit 2004. Republika e Maqedonisë nuk mori pjesë në Takimin e Dytë dhe të Tretë të shteteve nënshkruese në vitin 2000 dhe 2001, por filloi të marrë pjesë në proceset mes seancave që në janar të vitit 2002.

Republika e Maqedonisë nuk u inkuadrua në diskutimet e përpikta të cilat shtetet nënshkruese i mbajtën në lidhje me interpretimin dhe implementimin e Nenit 1, 2 dhe 3. Nga kjo del se nuk i paraqiti qëndrimet e veta sa i përket çështjes lidhur me operacionet e përbashkëta ushtarake me vendet të cilat nuk janë nënshkruese të Marrëveshjes, siç janë minat të cilat mund të mbahen për trajnim.

Më 8 dhjetor, Republika e Maqedonisë votoi për Rezolutën 58/53 në Asamblenë e Përgjithshme të KB, e cila thërret në univerzalizimin dhe implementimin e Marrëveshjes për Ndalimin e Minave. Ajo votoi për rezoluta të ngjashme në Asamblenë e Përgjithshme në vitin 1996.

Republika e Maqedonisë është shtet nënshkrues i Konventës për Armë Konvencionale, por nuk e ratifikoi Plotësimin e Protokollit II. Ministria e Jashtme në shkurt të vitit 2004 bënte me dije se procesi i ratifikimit është në rrjedhë e sipër dhe pritet miratimi i Ministrisë së Mbrojtjes[4]. Që në vitin 2000 u paralajmërua se ratifikimi është në rrjedhë e sipër[5]. Republika e Maqedonisë mori pjesë si mbikëqyrëse e Konferencës së Pestë vjetore të shteteve nënshkruese për Plotësimin e Protokollit II në nëntor të vitit 2003. Maqedonia mori pjesë në konferencën vjetore në vitin 1999, 2000 dhe 2002.

Prodhimi dhe transferi

Disa nga ish-kapacitetet jugosllave për prodhimin e minave u locuan në Republikën e Maqedonisë, por sipas Ministrisë së Jashtme prodhimi u ndërpre “para se ajo (Republika e Maqedonisë) ta nënshkruajë dhe ratifikojë Marrëveshje nga Otava[6]. Sipas të gjitha raporteve të Republikës së Maqedonisë për Nenin 7, “s’ka se ç‘botohet” sa i përket statusit të konverzimit apo mosshfrytëzimit të ish-kapaciteteve prodhuese. Në prill të vitit 2004, Ministria e Mbrojtjes shpjegoi se Republika e Maqedonisë kurrë s’ka prodhuar mina anti-njeri. Prodhimi provues i minave të tipit PMR-2A kah fundi i viteve ’90 ishte i pasuksesshëm, ndërsa kapacitetet u shkatërruan në vitin 2000. Ekzistonin vetëm kapacitete prodhuese për mina anti-tank, të cilat u shkatërruan në vitet ’80[7].

Nuk ka njohuri për atë se a ka eksportuar Republika e Maqedonisë mina anti-njeri.

Magazinimi dhe asgjësimi i minave

Në raportin e saj të parë për Nenin 7, Republika e Maqedonisë ka shënuar një rezervë nga 42.921 minash anti-njeri nga gjashtë lloje të ndryshme.[8] Që nga atëherë, ekzistojnë dy sqarime për këtë. Në takimin e mbajtur në Athinë në tetor të vitit 2001, një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes ka njoftuar se në raportin e parë për Nenin 7, minat të llojit PMA-2, janë prezentuar si PMA-3.[9] Ministria e Mbrojtjes në prill të vitit 2004 sqaroi se shpërthyeset plotësuese të llojit 8.353 PMA-1 dhe detonatorët të llojit 8,535 PMA-1, të cilët ishin të prezentuar gjatë takimeve në Selanik në maj të vitit 2000 dhe në Athinë në nëntor të vitit 2001, në fakt, janë pjesë përbërëse të 8.353 minave anti-njeri të llojit PMA-1", të shënuara në raportin për Nenin 7.[10]

Në raportin për Nenin 7 të 25 majit të vitit 1999, njoftohet se Qeveria “pergatit program të përgjithshëm për asgjësimin e rezervave të minave”. [11] Asgjësimi i rezervave përfundoi më 20 shkurt të vitit 2003, në prezencë të mbikëqyrësve të ftuar, mu para afatit të fundit të paraparë me marrëveshjen e 1 marsit të vitit 2003. Në disa faza, gjithsej 38.921 mina u asgjësuan.[12] Mënyrat e asgjësimit dhe stadet e procesit të asgjësimit ishin të përshkruara nga përfaqësues të Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë marrë pjesë gjatë takimeve të rregullta të Komitetit të Përhershëm në shkurt të vitit 2002 dhe në shkurt të vitit 2003.[13]

Në raportin për Nenin 7, të lëshuar në maj të vitit 1999 dhe në qërshor të vitit 2002, Republika e Maqedonisë njoftoi se do të ruajë 50 mina për qëllime hulumtuese dhe për trajnim.[14] Mirëpo, në qërshor të vitit 2002, Ministria e Jashtme e informoi Monitorin për mina se sasia e minave të ruajtura është rritur në 4.000 copë. Lidhur me sasinë e rritur nuk u ofrua asnjë arsyetim, e as sqarim se për çfarë qëllimesh do të përdoreshin. Raporti i Republikës së Maqedonisë për Nenin 7 të prillit të vitit 2004, zbuloi se 4.000 mina ende ruhen sepse asnjëra nuk është përdorur për trajnime legale, e as për qëllime zhvillimore.[15]

Përdorimi

Kryengritësit, shqiptarë etnik, i përdorën minat në vitin 2001, gjatë konfliktit me forcat e sigurisë të shtetit në rajonin veri-perëndimor, i cili kufizohet me Kosovën.[16] Kohën e fundit, janë shënuar incidente të shkaktuara nga minat, të vendosura rrugëve që përdoren rregullisht (shih më poshtë). Misioni i KB në gusht të vitit 2001 kumtoi se kryengritësit kanë njoftuar se kanë përdorur dhe do të vazhdojnë të përdorin mina.[17]

Në fillim të vitit 2001, forcat ndërkombëtare në Kosovë kanë konfiskuar sasi të madhe të armëve, duke përfshirë ketu edhe mina anti-njeri, të kontrabanduara në Republikën e Maqedonisë. NATO-forcat, në prill të vitit 2001, grumbulluan 1.045 mina dhe armë tjera.[18] Në tetor të vitit 2001, forcat e sigurisë zbuluan një magazinë me armë të fshehura, duke përfshirë më tepër se dhjetë mina.[19] Amnestimi në nëntor dhe dhjetor të vitit 2003, sipas KB, rezulton me 16 mina dhe 83 mjete tjera të grumbulluara.[20]

Problemi me minat

Raporti i Republikës së Maqedonisë për Nenin 7 nuk siguroi informata rreth lokalizimit të rajoneve të minuara, e as rreth programeve të asgjësimeve të minave anti-njeri në rajonet e minuara. Para vitit 2001, sipas Ministrisë së Jashtme, në Republikën e Maqedonisë nuk ka ekzistuar problem me minat.[21]

Konflikti i vitit 2001 rezultoi me kontaminim nga minat, mirëpo, Qendra e KB për koordinim të aksionit kundër minave në Kosovë cilësoi se "shumë më i madh ishte kërcënimi nga mjetet vrasëse të pashpërthyera (UXO). Aty ku minat tashmë janë të përdorura, kërcënimi është specifik dhe i lokalizuar...". Minat që ishin në disponim të dy anëve janë të njëjtat që u përdorën nga ana e Armatës Jugosllave dhe Armatës Çlirimtare të Kosovës në Kosovë: mina anti-njeri të llojeve PMA dhe PMR dhe mina të llojit TMA. Kontaminimi i mjeteve vrasëse të pashpërthyera është rezultat i minimit nga ana e forcave të sigurisë të 80 fshatrave të okupuara nga kryengritësit.[22]

Shërbimi i KB për aksion kundër minave (UNMAS), në dhjetor të vitit 2002, lajmëroi se "rreth 80 fshatra në shkallë të ndryshme ishin të kontaminuara me mjete vrasëse të pashpërthyera, që ngadalëson kthimin e sigurt të rreth 100.000 personave të zhvendosur dhe refugjatëve".[23] Deri në maj të vitit 2004, numri i personave të zhvendosur u zvogëlua në rreth 1.800.[24]

Po ashtu, në pjesën jug-lindore të vendit, ekziston kontaminim me mjete vrasëse të pashpërthyera, që datojnë që nga Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore, në rajonin e frontit të Selanikut, me istikamë të gjatë rreth 250 kilometra, që shtrihet prej Ohrit e deri në Gjevgjeli. Evidenca e pajisjes ushtarake, që është larguar nga ky rajon, filloi në vitin 1965, që flet për 21.037 mjete vrasëse të pashpërthyera, me 14 të vdekur dhe 142 të lënduar nga mjetet vrasëse të pashpërthyera në periudhën prej vitit 1965 deri në vitin 2002.[25] Pastrimi planifikohet të zbatohet në vitin 2003, mirëpo Qeveria nuk siguroi mjete nga buxheti për këtë. Ministria e Mbrojtjes planifikon të kërkojë ndihmë nga NATO dhe KB për pastrimin e kontaminimit.[2]6

Raportet paraprake për rajonet e minuara rreth kufirit me Kosovën, mund të sqarohen me atë se kufiri nuk është i shënuar dhe me kontestin rreth lokacionit të tij. Marrëveshja për shënimin e kufirit, e nënshkruar me Jugosllavinë në shkurt të vitit 2001, ishte e kontestuar në mars të vitit 2002 nga ana e autoriteteve të reja të zgjedhura në Kosovë. Nga ana e UNMIK u formua një Komitet i përbashkët, në të cilin ishin të kyçur Shkupi dhe Prishtina, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së kufirit.[27]

Koordinimi dhe planifikimi i aksionit kundër minave

Ministria e Mbrojtjes, në korrik të vitit 2003, mori përsipër koordinimin e aksionit kundër minave në Republikën e Maqedonisë dhe, si rezultat i kësaj, Zyra e KB për aksion kundër minave (UNMAO) u mbyll. Njësia për Deminin Human e sektorit për mbrojtje civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes përbëhet nga 21 deminerë, të shpërndarë në tre ekipe. Të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë, që u ushtruan dhe morën certifikatë nga International Trust Fund (ITF).[28] Zyra e KB për aksion kundër minave (UNMAO), ia dhuroi bazën e vet të të dhënave Departamentit – Sistem i Menaxhmentit Informativ për aksion kundër minave (IMSMA). Në vitet 2003-2004, sistemi përdoret vetëm për grumbullimin e të dhënave operative për deminim, mirëpo ai nuk i regjistronte incidentet dhe të vdekurit nga minat.[29] Departamenti disponon me strategji nacionale për pastrimin e minave dhe mjeteve vrasëse të pashpërthyera, për shkak të mungesës së mjeteve. Për prioritetet e pastrimit të minave, vendoset që të merret bazë nga raportet dhe kërkesat e marra nga popullata lokale dhe nga ana e mbikëqyrësve të BE dhe OSBE.[30] Në shkurt të vitit 2004, Njësia për Deminin Human iu bashkangjit Këshillit Koordinues me aksionin kundër minave të Evropës jug-lindore.[31]

Zyra e KB për aksion kundër minave (UNMAO) u hap nga ana e Shërbimit të KB për aksion kundër minave (UNMAS) në shtator të vitit 2001, si rezultat i mungesës së kapaciteteve nacionale për koordinim të aksionint kundër minave dhe me zhvillimin e strategjisë për implementim të shpejtë të pastrimit të minave dhe edukim për rreziqet nga minat. Sidoqoftë, në gusht të vitit 2001, Ministria e Brendshme informoi se ajo ka katër ekipe për asgjësimin e mjeteve vrasëse të pashpërthyera, si dhe njësi anti-terroriste, që kanë mundësi ta përballojnë nivelin e problemit të atëhershëm me minat/mjetet vrasëse të pashpërthyera.[32] Qeveria, në shkurt të vitit 2002, miratoi programin për aksion kundër minave, të përgatitur nga ana e Zyrës së KB për aksion kundër minave (UNMAO).

Shërbimi i KB për aksion kundër minave (UNMAS) në fillim planifikonte ta zbatojë pastrimin e minave/mjeteve vrasëse të pashpërthyera në të gjitha fushat e minuara "para dimrit të vitit 2002". Sidoqoftë, operacionet e pastrimit vazhduan në vitin 2003, duke u koncentruar, si dhe vitet paraprake, në shtëpitë dhe rajonet rreth vendeve të banuara, me qëllim të lehtësimit të kthimit të personave të zhvendosur.[33] Në vitin 2004, Njësia për Deminim Human u jep përparësi rajoneve të mëparshme të krizës, në të cilët më parë ishte ndaluar hyrja për shkaqe sigurie. U identifikuan gjashtë vende: pylli në afërsi të fshatit Sllupçan, ku popullata vendore identifikoi vende të mundshme të minuara, të shënuara ne vitin 2002; në afërsi të vendit ku ndërtohet spitali afër Sllupçanit; rajoni rreth fshatit Tanushec, sipas kërkesës së popullatës së vendit dhe OSBE; rrugët në afërsi të Kumanovës, për të cilat popullata vendore frikohet se mund të jenë të minuara, përpos pastrimit që u zbatua nga ana e Brigadës Kufitare (një banor u lëndua në vitin 2003 në njërën nga këto rrugë); rajoni rreth fshatit Mateç.[34]

Të gjithë rajonet e minuara, që tashmë njihen, e nuk janë ende të pastruara, si dhe ato rajone që janë të shënuara si vende prioritare për zbatimin e operacioneve në vitin 2003, kyçur këtu edhe Detyrimin 2 (rajoni i fshatit Tanushec, Detyrimin 4 (rruga Graçan – Karakoll) dhe Detyrimin 6 (rajoni i fshatit Mateç), është potencuar të jenë përherë të shënuara me shirita për mina, derisa të sigurohen mjete për hetime të mëtejme dhe zbatime të operacioneve të pastrimit.[35]

Kërkimi dhe pastrimi i minave/mjeteve vrasëse të pashpërthyera

Edhe pse Zyra e KB për aksion kundër minave u mbyll, sidoqoftë, në vitin 2003, nga ana e ekipeve ndërkombëtare u zbatuan hetime dhe operacione pastrimi, të sponzoruara nga ana e International Trust Fund for Demining and Mine Victims Assistance. Si rezultat i operacioneve për kërkim dhe pastrim, gjithsej 1.616.754 metra katror iu vënë në disponim bashkësisë.[36]

Handicap International (HI) dhe CARE/MineTech zbatuan hetim dhe pastrim të 901.047 metrave katror në vitin 2003. Ekipet e HI pastruan 319.751 metra katrorë dhe kërkuan 309.633 metra katrorë. Ekipet e HI zbuluan pesë mjete vrasëse të pashpërthyera, e nuk gjetën asnjë minë. Si përgjigje e kërkesës së banorëve, ekipet e HI zbuluan edhe tre mjete vrasëse të pashpërthyera. Ekipet e MineTech, që u angazhuan nga CARE International, realizuan operacione për pastrimin e 86.722 metrave katrorë, me çka lokalizuan dy mina dhe gjashtë mjete vrasëse të pashpërthyera; ata po ashtu pastruan edhe 4.941 metra katrorë, sipas kërkesës së popullatës vendase dhe kaluan 180.000 metra katrorë.[37]

Ekipet lokale të Sektorit për mbrojtje civile zbatuan operacione (që ITF i emëroi "pastrim i fushëbetejave"), nga gjithsej 715.887 metrave katror, që rezultuan me asgjësimin e dy minave dhe të 548 mjeteve vrasëse të pashpërthyera.[38]

Në vitin 2004, pastrimi i tre nga gjashtë fushave prioritare filloi më 17 maj.[39]

Sipas të dhënave të përmendura në Monitoring raportet për mina të mëparshëm, që nga fillimi i operacioneve në shtator të vitit 2001, deri në dhjetor të vitit 2003, janë pastruar përafërsisht 6,7 milione metra katrorë të tokës, gjegjësisht vende eventuale të minuara me mjete vrasëse të pashpërthyera në Maqedoninë veri-perëndimore. Gjatë këtyre operacioneve janë gjetur dhe asgjësuar vetëm 27 mina (në vitin 2001: 4; në vitin 2002: 19; dhe në vitin 2003: 4) dhe 846 mjete vrasëse të pashpërthyera (në vitin 2001: 153; në vitin 2002: 131; dhe në vitin 2003: 562). Në këto të dhëna përfshihet edhe pastrimi që u zbatua nga ana e ekipeve nga Bosnja e Hercegovina (BeH) në vitin 2001 dhe 2002. Nuk janë përfshirë të dhëna nga aksioni për pastrim që u zbatua nga ana e organizatës joqeveritare italiane Intersos në vitin 2001, sepse nuk u shpallën detale në lidhje me këtë.

Operacionet e pastrimit filluan në shtator të vitit 2001, shpejt pas shuarjes së konfliktit, mirëpo ishin të kufizuara për shkak të kushteve të vështira të motit. Forcat e NATO dhe forcat e sigurisë së Republikës së Maqedonisë zbatuan një aksion për pastrimin e minave nga rrugët e rajoneve të përfshira me konfliktin. Nga ana e ITF ishin angazhuar ekipe nga BeH, për të zbatuar pastrimin e mjeteve vrasëse të pashpërthyera në këto vende. Ekipet nga BeH pastruan 1.739.257 metra katrorë dhe asgjësuan 4 mina dhe 153 mjete vrasëse të pashpërthyera. Organizata joqeveritare italiane Intersos, po ashtu zbatoi operacione pastrimi në tetë fshatra.[40]

Në vitin 2002 u pastruan afër 3.9 milione metra katrorë, me çka u asgjësuan 19 mina dhe 131 mjete vrasëse të pashpërthyera.[41] Ekipet e BeH në rajonet rreth Kumanovës dhe Tetovës kërkuan dhe pastruan 1.780.771 metra katrorë. Në këto aksione u gjetën vetëm tetë mina anti-njeri, një minë anti-tank dhe 56 mjete vrasëse të pashpërthyera. Ata i përfunduan operacionet më 4 korrik. Tre ekipe tetanëtarëshe filluan operacionet më 30 shtator të vitit 2002 në rajonin e Kumanovës, me çka kërkuan dhe pastruan 361.772 metra katrorë. Ata lokalizuan pesë mina dhe 41 mjete vrasëse të pashpërthyera. Në shtator dhe tetor të vitit 2002, HI dhe CARE International, po ashtu filluan operacione pastrimi në Republikën e Maqedonisë. HI pastroi 1.630.260 metra katror, me çka u gjetën një minë dhe 24 mjete vrasëse të pashpërthyera. MineTech, të cilët ishin të angazhuar nga ana e CARE International, pastruan 83.478 metra katrorë, me çka u gjetën 4 mina anti-njeri dhe dhjetë mjete vrasëse të pashpërthyera.[42]

Në vitin 2003, Sektori i mbrojtjes civile hulumtoi pjesën jug-lindore të Republikës së Maqedonisë, që ka qenë e minuar me mjete vrasëse të pashpërthyera. Gjatë kërkimit teknik të rajonit të Prilepit, në shtator të vitit 2003 u zbuluan 15 granata artilerike që përmbanin gaz fozgen dhe u shkatërruan në qendrën e trajnimit Krivollak, ku zbatohej asgjësimi i rezervave.[43] Më 13 shkurt të vitit 2004, ekipet maqedonase për deminin shkatërruan 70 granata artilerike 75-milimetërshe të pashpërthyera, që u gjetën në rrethin e Strumicës gjatë gjashtë muajve të kaluar.[44]

Edukimi për rreziqet nga minat (MRE – Mine Risk Education)

Agjenia udhëheqëse për edukim për rreziqet nga minat - Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), në vitin 2003 vazhdoi aktivitetet e veta me materiale të shtypura, prezentime dhe fushata mediale. Në vitin 2003 u mbajten 265 prezentime, në të cilat morën pjesë mbi 3.589, duke përfshirë edhe 3.157 fëmijë. Prezentimi i fundit i KNKK u mbajt më 30 qershor të vitit 2003, me çka përfundoi programi i edukimit për rreziqet nga minat në Republikën e Maqedonisë.[45] Sektori për mbrojtje civile mori përsipër përgjegjësinë mbi këto aktivitete.[46] Në qërshor të vitit 2004, Njësia për Deminim Human njoftoi se për shkak të mjeteve të kufizuara që ishin në disponim, në vitin 2004 nuk planifikohet zbatimi i rreziqeve nga minat, edhe pse ata konsiderojnë se ende ekziston nevoja nga ky aktivitet.[47]

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq filloi me aktivitetet në vitin 2001, kur 20 vullnetarë u trajnuan të zbatojnë edukimin për rreziqet nga minat në rajonet e minuara. Si më të rrezikuar, u identifikuan fëmijët. Aktivitetet për edukimin zbatoheshin në disa faza, duke filluar nga aktivitetet në komunat dhe duke përfunduar me fushatat e mediave, si dhe një teatër shëtites në vitin 2002, për t'iu afruar popullatës së gjerë. Shfaqja e fundit teatrore u mbajt në nëntor të vitit 2001. Këtyre aktiviteteve iu inkuadrua edhe UNICEF në vitin 2001. Duke filluar nga viti 2001, u mbajtën 1.032 prezentime për mbi 2.500 të moshuar dhe 14.500 fëmijë.[48]

Financimi i aksionit kundër minave

Për operacionet e pastrimit të minave/mjeteve vrasëse të pashpërthyera në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2003, ITF siguroi 229.000 dollarë.[49] Kjo paraqet një për qind të mjeteve të tërësishme që ITF i shpenzoi në vitin 2003 dhe nga zvogëlimi drastik i mjeteve të caktuara për Maqedoninë, për vitin 2002 (1.213.653 dollarë, ose pesë për qind nga fondi i ITF). Mjetet e vitit 2002 i mbuluan shpenzimet e trajnimit dhe pajisjes së ekipeve të Mbrojtjes Civile, pastrimit të minave/mjeteve vrasëse të pashpërthyera dhe ndihmë për viktimat. Në vitin 2001, ITF ndau për Maqedoninë 474.592 dollarë, ose dy për qind nga buxheti i përgjitshëm i tij.[50]

Në qershor të vitit 2004, Njësia e Deminimit Human njoftoi se ka marrë nga ITF 40.000 euro (përafërsisht 48,000 dollarë) dhe 25.000 euro (përafërshisht 30.000 dollarë) nga Qeveria e Sllovenisë, me çka u siguruan mjete për operacionet e pastrimit të minave deri në fund të korrikut. Operacionet e mëtejme varen nga donimet plotësuese.[51]

Në bazën e të dhënave Investime në aksionin kundër minave u regjistruan donime për Republikën e Maqedonisë, me shumë të përgjitshme prej 1.189.310 dollarë për periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2002 (viti 1999: 58.333 dollarë nga Japonia; viti 2001: 57.461 dollarë nga Kanadaja, 10.753 dollarë nga Sllovenia, një milion dollarë nga SHBA; viti 2002: 62.763 dollarë nga Sllovenia).[52]

Njësia për Deminim Human, në vitin 2003, së pari ishte e financuar nga ITF, e cila siguroi rezerva për shpenzimet operative të Njësisë, duke përfshirë këtu edhe rrogat për personat që zbatonin deminimin. Qeveria e Maqedonisë siguroi 10.000 dollarë për shpenzime të zyrës, logjistikës dhe shpenzime për shërbimet komunale.[53]

Të vrarë nga minat/mjetet vrasëse të pashpërthyera

Në vitin 2003, në Republikën e Maqedonisë, pesë veta humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u lënduan. Më 4 mars të vitit 2003, u vra një civil dhe dy ushtarë polak, të cilët shërbenin në NATO operacionin Allied Harmony, ndërsa dy persona u lënduan nga detonimi i një mine, të cilën e aktivizoi automjeti me të cilin ata udhëtonin në rrugën mes fshatrave Sopot dhe Sushevë, në veri-lindje të Shkupit.47 Më 17 korrik, një ushtar i brigadës kufitare u vra dhe një u plagos rëndë kur automjeti i tyre shkeli një minë anti-tank në afërsi të fshatit Vaksinc.48 Në tetor, një civil humbi jetën kur me traktorin e tij shkoli një minë anti-tank në rrugën Graçan dhe Karakoll.49 Këto incidente ndodhën në rrugët që rregullisht përdoren. Në periudhën mes janarit dhe majit të vitit 2004 nuk u lajmëruan raste të reja të personave të vrarë apo të lënduar. Para se të mbyllet, Zyra e KB për aksion kundër minave e përdorte IMSM (Menaxhment Sistem Informativ për Aksion kundër Minave), për ta regjistruar numrin e personave të vrarë apo të lënduar nga minat.

Para se të mbyllet, Zyra e KB për aksion kundër minave e përdorte IMSM (Sistem menaxhmenti informativ për aksion kundër minave), për ta regjistruar numrin e të vdekurve dhe të lënduarve nga minat.

Në bazën e të dhënave të Zyrës së KB për aksion kundër minave në periudhën nga janari 2001 deri në dhjetor 2002 janë regjistruar 42 raste aksidenti të shkaktuara nga minat/mjetet vrasëse të pashpërthyera, ku 15 persona u vranë, ndërsa 27 u lënduan. Numri më i madh i incidenteve të regjistruara ishin rezultat i minave anti-tank.[57] Sidoqoftë, informatat për pesë incidente në bazën e të dhënave, ku nga ana e Zyrës së KB për aksion kundër minave nuk u regjistruan të lënduar, si dhe dy incidente të tjera të paregjistruara, bëjnë me dije se edhe katër ushtarë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë lënduar nga viti 1999. Në vitin 2002, një person humbi jetën (ushtar italian i KFOR-it) dhe tre të tjerë u lënduan (një prej tyre gjerman i KFOR-it). Në vitin 2002, 18 persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u lënduan, si dhe tre anëtarët e vrarë të UE monitoring misionit (slloven, norvegjez dhe përkthyesi i tyre). Në vitin 2000, një ushtar u vra kur automjeti i tij shkoli një minë anti-tank. Në vitin 1999 tre ushtarë u lënduan. Si plotësim i numrit të ushtarakëve të lënduar në vitin 1999, pushteti maqedonas lajmëroi se shtatë shqiptarë të Kosovës janë vrarë dhe 16 janë lënduar nga minat anti-njeri, në afërsi të kufirit, në përpjekjen e tyre të hyjnë ilegalisht në Maqedoni.[58]

Nuk ekzistojnë të dhëna në lidhje me atë a ka të vrarë apo të lënduar nga ata që ishin të kyçur në operacionet për deminim dhe pastrim në periudhën 2001-2004.

Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë të dhëna për aksidente si rezultat i mjeteve vrasëse të paeksploduara, të cilat datojnë nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, në pjesën jugore të vendit. Në rajonin e Strugës, vend i popullarizuar turistik, në periudhën prej vitit 1997 deri në vitin 2000, pesë persona u vranë dhe 30 u lënduan; në rajonin e Manastirit, tetë persona u vranë dhe 111 u lënduan në periudhën mes viteve 1965 dhe 2002; në Gjevgjeli një person u vra dhe një u lëndua.[59]

Ndihmë viktimave të minave[60]

Qendra për Koordinimin e Aksionit Kundër Minave në Kosovë, në gusht të vitit 2001, lajmëroi se “Republika e Maqedonisë ka një sistem shëndetësor në nivel të kënaqshëm dhe duhet të jetë më se e aftë që të ballafaqohet me çfarëdo lëndime si rezultat i minave/mjeteve vrasëse të paeksploduara”.[61] Sidoqoftë, Organizata Botërore Shëndetësore lajmëroi se shërbimet për shëndetin publik në vend mbijetuan një dekadë jostabiliteti rajonal dhe pengesa si rezultat i tranzicionit socio-ekonomik i keqësuar me ardhjen e refugjatëve nga kriza e Kosovës në vitin 1999.[62] Në spitalet mungon personeli i edukuar adekuat dhe pajisje mjekësore, e cila në të shumtën e rasteve është e vjetër dhe me mundësi të ulëta për riparim. Njësia e vetme e specializuar për raste fatkeqësie dhe urgjente është në Qendrën e Klinikës në Shkup. Shërbimet që sigurojnë përkujdesje sociale për personat me invaliditet, duke i inkuadruar edhe personat e lënduar nga minat, sipas raporteve, nuk janë të zhvilluara në masë të duhur.[63] Në vitin 2004, Republika e Maqedonisë lajmëroi se “ndërmerr masa për përkrahjen e përpjekjeve për deminim dhe për ndihmën e viktimave të minave... numri më i madh i viktimave u hospitalizuan dhe u dërguan për rehabilitim në Spitalin Ushtarak në Shkup”.[64]

Gjatë vitit 2001, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ishte organizata e vetme ndërkombëtare humanitare që kishte qasje deri te rajonet e konfliktit. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq siguroi pajisje mjekësore dhe kirurgjike për spitalet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, Fakultetet Mjekësore, Spitalit të Qytetit, Spitalit Ushtarak dhe për Njësinë e Forcave Special Policore për Shpëtim, të dedikuara për trajtimin e 650 pacientëve në luftën, duke inkuadruar edhe të lënduar nga minat/mjetet vrasëse të paeksploduara. Gjithashtu, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmoi në evakuimin e të lënduarve në spitalet.[65] Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e mbylli repartin e vet mjekësor në Shkup në shkurt të vitit 2002; Megjithatë, në vitin 2003, u dhuroi pajisje kirurgjike tre spitaleve në Shkup dhe spitalit të Tetovës.[66]

Instituti për terapi fizikale dhe rehabilitim në Shkup është qendra kryesore për rehabilitim në vend.[67] Drejtori i Institutit lajmëroi se në vitin 2003 së paku tre personave të lënduar nga minat u është dhënë ndihmë, si dhe një personi të lënduar në një incident në mars dhe dy fëmijëve në Kosovë.[68] Qendra Ortopedike Sllavej, e locuar në kuadër të Qendrës së Klinikës në Shkup, ka zhvilluar bashkëpunim me Institutin për Terapi Fizikale dhe Rehabilitim dhe me Klinikën për Kirurgji Ortopedike dhe është kapaciteti i vetëm i cili siguron mjete ndihmëse ortopedike.[69] Në vitin 2003, Qendra Sllavej siguroi proteza për 10 deri në 12 persona të lënduar nga minat, duke përfshirë 7 apo 8 veta nga Kosova.[70]

Në vitin 2002, ITF dhuroi 28.703 dollarë për ndihmë të lënduarve nga minat në Republikën e Maqedonisë. Shtatë persona të lënduar nga minat u dërguan në rehabilitim dhe iu siguruan proteza në Institutin për Rehabilitim në Slloveni. ITF, gjithashtu, siguroi mjete për një student nga Republika e Maqedonisë që të studiojë protetikë ortotikë në Kolexhin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Lublanës në Slloveni. Nga vitit 1998 e këndej, edhe një profesionist nga fusha e mjekësisë mbaroi edukimin për rehabilitim në Slloveni.[71]

Qendra e Klinikës ka në disponim vetëm tre fizeo-terapeutë të diplomuar, fizeo-terapeutët e tjerë janë edukuar në shkolla të mesme teknike. Në qershor të vitit 2001, HI organizoi trajnim për 16 fizeo-terapeutë nga Klinika e Ortopedisë dhe nga Instituti për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim. Megjithatë, nevojitet edukim plotësues, për t’u mësuar teknika të reja dhe të përmirësohet cilësia e rehabilitimit.[72]

Politika për invaliditetin dhe praktika

Janë sjellë tre ligje (dhe amendamente të tyre) me të cilat parashihen beneficionet për personat e invalidizuar, duke inkuadruar në këtë grup edhe personat e lënduar nga minat: Ligji për përkujdesje sociale nga viti 1997, Ligji për sigurim pensional dhe invalidor nga viti 1993 dhe Ligji për punësim të personave të invalidizuar nga viti 2000.[73]


[1] Përgjigje e Republikës së Maqedonisë në pyetësorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), 3 janar 2003, fq. 3. Gjithashtu, shiko Raporti për Monitoringun e minave 2002, fq. 329.
[2] Përgjigjja në pyetësorin e OSBE-së, 22 janar 2003, fq. 2, 2-3 shkurt 2004, në punëtorinë e Reay grupit për “Përparim në plotësimin e qëllimeve të Konventës së Otavës në Evropën Jug-Lindore” në Bukuresht, përfaqësuesit e Maqedonisë elaboruan disa ligje paraprake të cilat i sanksionojnë aktivitetet e ndaluara me Marrëveshjen për Ndalimin e Minave.
[3] Shiko n Gjithashtu, shiko Raporti për Monitoringun e minave 2002, fq. 329. raportet për Nenin 7 të paraqitura më: 30 prill 2004 (raport me datën 15 prill 2004) (për periudhën prej 15 prill 2003 deri më 15 prill 2004); 15 prill 2003 (për periudhën prej 15 prill 2002 deri më 15 prill 2003); 24 shkurt 2003 (për periudhën prej 6 nëntorit 2002); 25 qershor 2002 (për periudhën prej 30 prill 2001 deri më 30 prill 2002) dhe 25 maj 1999 (për periudhën prej 4 dhjetor 1997 deri më 31 mars 1999).
[4] Intervistë me Svetllana Galeva, Ministria e Jashtme, Shkup, 23 shkurt 2004.
[5] Shiko Raporti për Monitoringun e minave 2001, fq. 733, dhe Raporti për Monitoringun e minave 2003, fq. 321.
[6] Shiko Raporti për Monitoringun e minave 2000, fq. 687.
[7] Faks nga Ministria e Mbrojtjes, 20 prill 2004.
[8] Raport për Nenin 7, Shtojca B, 25 maj, 1999 (për periudhën nga 4 dhjetor, 1997 deri më 31 mars, 1999). Shih Monitoring raportin për mina 2000, f. 687, dhe Monitoring raportin për mina 2003, f. 321.
[9] Major Metodija Veliçkovski, Departamenti i inxhinieringut, Shtabi kryesor i Ministrisë së mbrojtjes, "Gjendja me minat anti-njeri në Republikën e Maqedonisë", punëtoria për aksionet kundër minave, të fokusuara në nivelin rajonal, NATO partneriteti për paqë, Atenë, 18-19 tetor, 2001. Gjashtë llojet e minave ishin: PMA-1 (8.353), PMA-2 (4.030), PMA-3 (560), PMR-2A (29.918), "materje plastike anti-magnet APM” (50) i “APM” (10).
[10] Faks nga Ministria e Mbrojtjes, 20 prill, 2004.
[11] Raport për Nenin 7, Shtojca G, 25 maj, 1999 (për periudhën 7 - 31 mars, 1999), Mina të shkatërruara në fazën 1 ishin: "materje plastike anti-magnet APM” (50); faza 2: PMR-2A (29 918); faza 3: PMA-1, PMA-2, PMR2A, PROM-1 (16 071) – shuma të përgjitshme për secilin lloj nuk ishin të publikuara veçanërisht.
[12] Raport për Nenin 7, Shtojca G, 15 prill, 2003 (për periudhën 15 dhjetor 2002, deri më 15 2003).
[13] Shih Monitoring raportin për mina viti 2003, f. 321.
[14] Raporti për Nenin 7, Shtojca D, 25 maj, 1999 (për periudhën nga 4 dhjetor, 1997 deri më 31 mars, 1999), dhe Raportin për Nenin 7, Shtojca D, 25 qërshor,.2002 (për periudhën nga 30 prill, 2001 deri më 30 prill, 2002).
[15] Përgjigje përmes postës elektronike të pyetësorit për Monitoring të minave (LM), Ruzhica Zhanteva Angelova, Këshilltare, Departamenti multilateral, Ministria e punëve të jashtme, 25 qërshor, 2002; Raport për Nenin 7, Shtojca D, 30 prill, 2004. Minat që ishin të ruajtura janë: PMA-1 (1 400), PMA-2 (600) dhe PMR-2A (2 000).
[16] Për detaje lidhur me konfliktin, shih Monitoring raportin për minat 2001, f. 735-736
[17] Shih Monitoring raportin për minat 2002, f. 332.
[18] "Rebelët e çarmatosur, Maqedonia konteston prezencën e NATO-s", Associated Press, 26 shtator, 2001.
[19] “Macedonia arms cache fuels unease”, CNN, 11 October 2001.
[20] Posta elektronike nga Alain Laponne, zyra e UNDP, Shkup, 23 shkurt, 2004.
[21] Përgjigjja e pyetësorit Monitoringut të minave (LM Questionnaire), 25 qërshor, 2002; poashtu shih Raporti për Nenin 7, Shtojca E, 25 maj, 1999. Sidoqoftë, ka patur të vdekur nga minat edhe para vitit 2001.
[22] UNMIK “MACC Update 10/08/2001”, 10 gusht, 2001. Në mes të vitit 2001, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq njoftoi se si rezultat i përdorimit të municionit të vjetër dhe me cilësi të ulët, problemi me mjetet vrasëse të pashpërthyera është vështirësuar, për dallim nga konfliktet tjera. Shih Monitoring raportin për minat 2002, f. 331-333.
[23] Updates from UNMAS”, Mine Action Support Group Newsletter, Dhjetor 2002, fq.13
[24] Intervistë telefonike me Suzana Paunovska, Kryqi i Kuq i Maqedonisë, 25 maj 2004.
[25] Përgjigje pyetësorit të OSBE-së, 3 janar 2003, fq. 3; intervenim nga ana e Republikës së Maqedonisë, Komiteti i Përhershëm për Pastrimin e Minave (Standing Committee on Mine Clearance), Edukim për reziqet nga minat dhe Teknologjia për aksion kundër minave, Gjenevë, 14 maj 2003.
Shiko Raport për Monitoringun e Minave [2]003, fq. 322; intervistë me Svetllana Geleva, Ministria e Jashtme, Shkup, 23 shkurt 2004.
[27] “Kosovo: UN Mission to set up joint committee ëith Skopje on border issues”, UN Neës Service, 19 mars 2002. Shiko Raport për onitoringun e Minave 1999, fq. 632, dhe Raport për Monitoringun e Minave 2001, fq. 736.
[28] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, Shkup, 2 shkurt 2004. Për ITF trajnimin, shiko Raport për Monitoringun e Minave 2003, fq. 323.
[29] Intervistë me përfaqësues të Njësisë për Deminim Human, Njësia për mbrojtjen e qytetarëve, Ministria e Mbrojtjes, Shkup, 7 korrik 2004.
[30] Ibid
[31] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, Shkup, 25 shkurt 2004.
[32] Shiko Raport për Monitoringun e Minave 2003, fq. 322 dhe Raport për Monitoringun e Minave 2002, fq. 33.
[33] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, 2 shkurt 2004.
[34] Ibid; deklaratë e Svetllana Geleva, Ministria e Jashtme, Komiteti i Përhershëm për Pastrimin e Minave, Edukim për rreziqet nga minat dhe Teknologjia për Aksione Kundër Minave, Gjenevë, 11 shkurt 2004.
[35] Intervistë me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, 7 korrik 2004.
[36] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, 2 shkurt 2004, Lajmërim i Republikës së Maqedonisë, Komiteti i Përhershëm për Pastrimin e Minave, 11 shkurt 2004. Sidoqoftë, ITF lajmëroi se 735.133 metra katrorë “u pastruan” dhe u gjetën katër mina dhe 521 mjete shpërthyese të pashpërthyera. ITF, “Annual Report 2003", fq.26.
[37] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, 2 shkurt 2004, Lajmërim i Republikës së Maqedonisë, Komiteti i Përhershëm për Pastrimin e Minave, 11 shkurt 2004.
[38] Ibid
[39] Intervistë me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, 7 korrik 2004.
[40] Shiko Raport për Monitoringun e Minave 2003, fq. 333.
[41] Përgjigjja e Republikës së Maqedonisë në pyetësorin e OSBE-së, 3 janar 2003, fq. 3.
[42] Shiko Raport për Monitoringun e Minave 2003, fq. 322-323.
[43] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, 2 shkurt 2004, shiko Raport për Monitoringun e Minave 2003, fq. 322-323
[44] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, 2 shkurt 2004, 2 dhe 25 shkurt 2004.
[45] Intervistë me Darko Jordanov dhe Herbi Elmazi, KNKK, Shkup, 3 qershor 2004.
[46] Intervistë telefonike me personelin e KNKK, Shkup, 25 shkurt 2004, dhe KNKK "Special Report: Mine Action 2003", fq. 40.
[47] Intervistë me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, 7 korrik 2004.
[48] Intervistë me Darko Jordanov dhe Herbi Elmazi, KNKK, Shkup, 3 qershor 2004, Shiko Raport për Monitoringun e Minave 2003, fq. 323-324, dhe Raport për Monitoringun e Minave 2002, fq. 334-335.
[49] Postë elektronike nga Sabina Veber, Head of International Relations, ITF, 27 shkurt 2004.
[50] Postë elektronike nga Eva Veble, Head of International Relations, ITF, 30 prill 2004 dhe 5 qershor 2002.
[51] Intervistë me përfaqësues në Ministrinë e Mbrojtjes, 7 korrik 2004.
[52] Multi-Year Recipient Report: Macedonia, the former Yugoslav Republic of", Mine Action Investment database, accessed at www.mineaction.org, 17 shtator 2004. UNMAS regjistron se Republikës së Maqedonisë ShBA i donon 500,000 USD për periudhën 2002-2003. Një pjesë e këtyre mjeteve janë paguar nëpërmjet ITF. Shiko Raport për Monitoringun e Minave 2002, fq. 334.
[53] Intervistë me Lupço Zajkovski, Ministria e Mbrojtjes, 25 shkurt 2004.
[57] Informata është siguruar nga Sandy Powell, Projekt menaxer, dhe nga Vesna Mirkoska, Asistent, Zyra e KB për aksion kundër minave, Shkup, 29 prill 2003.
[58] Ibid, Raport për Monitoringun e Minave 2001, fq. 737-738.
[59] Informata është siguruar nga Zyra e KB për aksion kundër minave, 29 prill 2003.
[60] Për më shumë informata në lidhje me ndihmën për viktimat e minave në Republikën e Maqedonisë shiko HI, Landmine Victim Assistance in South East Europe, Bruksel, shtator 2003.
[61] UN UN Interim Administration Mission in Kosovo, "MACC Update: 10/08/2001", 10 gusht 2001.
[62] WHO (World Health Organization), Department of Emergency and Humanitarian Action, "FYR Macedonia", qershor 2000, fq.1.
[63] European Observatory on Health Care Systems, "HiT summary: The former Yugoslav Republic of Macedonia, 2002, Health Care Systems in Tranzitions", accessed at www.observatory.dk on 29 April 2003.
[64] Odgovor na pra{alnikot na OBSE, 22 januari 2004 godina, str.2.
[65] KNKK, "ICRC Special Report, Mine Action 2001", Gjenevë, korrik 2002, fq. 32-33.
[66] KNKK, "Annual Report 2003", Gjenevë, qershor 2004, fq. 211.
[67] HI, Landmine Victim Assistance in South East Europe, shtator 2003, fq. 56.
[68] Intervistë me dr. Zoran Dimovski, Drejtor, Instituti për mjekësi fizikale dhe rehabilitim, Shkup, 5 prill 2004.
[69] Landmine Victim Assistance in South East Europe, shtator 2003, fq. 56.
[70] Intervistë me Goran Çalloski, drejtor, Sllavej Sh.A. Qendër, për mjete ortopedike dhe protetike.
[71] ITF, "Annual Report 2002", fq.23
[72] HI, "Information Letter: No. 6", Shkup, 6 shkurt 2002: intervistë me Cathriona McCauley, Disability Project Coordinator, HI, Shkup, 28 prill 2003.
[73] Komiteti për hartimin e Strategjisë Nacionale për Uljen e Varfërisë në Republikën e Maqedonisë, Ministria e Financave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gusht 2002, fq. 64-65, 72. Për më shumë informata shiko Landmine Victim Assistance in South East Europe, shtator 2003, fq.58-59.